Virozat/ Shtohen patologjitë respiratore te fëmijët në kopshte! 40 vizita në ditë në një qendër shëndetësore

TIRANË- Qëndrimi në kopshte dhe çerdhe ndikon në përhapjen e virozave tek fëmijët e vegjël ndaj dhe është pikërisht kjo grupmoshë që preket më së shumti.

“Vihet re një shtim i fluksit pediatrik ne Qendrën Shëndetësore , bëhen rreth 40 vizita në ditë pediatrike të të gjitha grupmoshave. Grupmoshat më të prekura janë ato të çerdheve dhe kopshteve duke qenë se dhe virozat e stinës kanë prekur më shumë fëmijët e asaj grupmoshe, pra flasim grupmoshat 2-10 vjec, tha  Iris Mali, pediatre.

Përveç problemeve me rrugët respiratore, fëmijët shfaqin edhe simptoma të COVID.

“Vihet re shtimi i patologjive respiratore, të rrugëve të sipërme ose të poshtme respiratorë, por pa lënë mënjanë edhe rastet me COVID tek fëmijët që normalisht bëhet një diferencim në bazë të simptomave, kohëzgjatjes së simptomave dhe testit patjetër për të bërë diferencimin jemi në COVID apo jemi në virozat e stinës”, shtoi pediatrja.

Më i lartë fluksi është në urgjencën pediatrikë në QSUT ku mesatarisht paraqiten 300 fëmijë në ditë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë