Virozat stinore në rritje,
mjekët: Bëni kujdes

Virozat stinore në rritje, <br />mjekët: Bëni kujdes
Temperaturat e ulëta kanë ndikuar në rritjen e rasteve me viroza stinore në të gjithë vendin, ndërkohë që specialistët theksojnë se aktiviteti i gripit sezonal është në parametra normalë për stinën.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetësit Publik, është shtuar numri i rasteve me viroza stinore, krahasuar me një javë më parë, duke arritur në mbi 12 900. Referuar të dhënave, ka një trend në rritje të infeksioneve respiratore të poshtme dhe të sipërme, krahasuar me javën paraardhëve me një numër në total prej rreth 11 830 në javë. Ndërkohë, numri i diarreve pa gjak është rreth 1100, duke u paraqitur me rënie të numrit të rasteve krahasuar me javën paraardhëse.

Rreth një javë më parë, specialistët e shëndetit publik apeluan për më tepër kujdes për t’u mbrojtur nga viroizat stinore, pasi, sipas tyre, java e dytë dhe fundi i muajit pritet të njohin një rritje të rasteve.

Situata për gripin monitorohet përmes survejancës alert, survejancës së infeksioneve respiratore të rënda dhe asaj laboratorike, ku janë shpërndarë materiale për marrjen e mostrave në të gjithë vendin. ISHP ndërkohë apelon për mjekët të mos neglizhojnë marrjen e mostrave, raportimin e të gjitha rasteve të dyshuara, sidomos ato të rënda dhe të zbatojnë rekomandimet e MSH dhe ISHP.


Prej disa muajsh në treg qarkullon dhe vaksina e gripit, e rekomandueshme për t’u aplikuar nga grupet vunerabël, që janë fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe grupmoshat e treta, të sëmurët me sëmundje të zemrës, diabetit dhe mushkërive.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi