Virozat/Të luftosh kundër
etheve të buzëve

Virozat/Të luftosh kundër <br />etheve të buzëve
Ethet e buzës ose urdhja, përveçse ngjitëse janë edhe të shëmtuara. Ky problem viral mund të kurohet në mënyrë të thjeshtë dhe natyrale.
Vajra esenciale dhe mjaltë, ilaçe natyrale

Për të luftuar kundër etheve të buzës, ju mund të aplikoni një krem antiviral ose të përdorni një ilaç më natyral. Kështu disa vajra esenciale janë shumë efektive në trajtimin e herpesit. Ne ju rekomandojmë që të provoni vajin esencial Niaouli, aplikoni një pikë mbi ethe disa herë në ditë. Mjalti rekomandohet gjithashtu si një hidratues i mirë dhe për të lehtësuar dhimbjen që shkakton herpesi. Ju gjithashtu mund të realizoni një maskë duke përzier sodën e bukës me disa pika uji, dhe ta aplikoni mbi ethe.

Një kub akull dhe më pas hidratimi
Nëse etheja është me të vërtetë e dhimbshme, ju mund ta lehtësoni dhimbjen me akull. Mbështilleni akullin me një copë dhe vendoseni mbi ethe. Më pas buzët duhen hidratuar, duke qenë se ato thahen mbas procesit të vendosjes së akullit.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi