Virozat tek fëmijët, LZHGI: Mund
të shkaktohet edhe nga lodrat

Virozat tek fëmijët, LZHGI: Mund <br />të shkaktohet edhe nga lodrat
TIRANE- Lëvizja e Gruas për Zhvillim Integral, nisur nga numri i fëmijëve të prekur nga virozat stinore, u ka bërë thirrje mjekëve që për identifikimin e faktorëve të sëmundjeve virale dhe dizanterisë të merren në konsideratë dhe lodrat. Sipas LGZHI, dizanteria dhe të ashtuquajturat ‘sëmundje virale’ të paidentifikueshme mund të shkaktohen dhe nga lodrat jo të sigurta, me të cilat fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm.

Rastet kanë provuar dhe njohin se një nga shkaqet kryesore tek fëmijët për transmetimin e dizanterisë janë dhe lodrat, thuhet në njoftimin për shtyp të LGZHI.
Në Urgjencën pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, sipas të dhënave nga Zyra e Shtypit, kryhen mesatarisht rreth 250 vizita në ditë. Mjekja infeksioniste Arajda Petrela thotë se “një pjesë e tyre ka kërkuar shtrime në spital për shkak të zgjatjes së temperaturës, për shkak të komplikacioneve që mund të ketë pasur fëmija. Këto dite ka pasur dhe raste të fëmijëve me dizanteri. Këto raste lidhen me pakujdesje të prindërve ndaj kushteve higjeno-sanitare dhe marrjes se mikrobeve të cilat nuk lidhen me stinën”.

Ndërkohë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT kryhen rreth 90 vizita në ditë dhe në atë të Infektivit 40-60 të tilla.
LGZHI thekson gjithashtu se “mjekët pranojnë se ka raste të shtruara që fëmijët kanë probleme intoksinale, të cilat nuk lidhen me stinën, dhe për asnjë çast nuk marrin në konsiderate se fëmijët dhe aq më tepër në muajin e marrjes së shumë dhuratave lodër” informon atsh.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital