Dy nga kërcënimet më të mëdha për globin, xhihadistët e ISIS dhe Ebola mund të përdoren si një armë e dyfishtë kundër Perëndimit. Këtë nuk e themi ne, por kapiten Al Shimkus, ekspert i çështjeve kombëtare të sigurisë detare në SHBA.
Në një intervistë për prestigjozen amerikane Forbes ai tha: “ISIS mund të jetë duke menduar për të përdorur Ebolën si një armë bio-terrori. Ata mund të përdorin transportuesit njerëzorë me qëllim që të infektojnë veten në Afrikën Perëndimore për ta shpërndarë virusin vdekjeprurës me anë të sistemit të transportit ajror në botë”.
Eksperti shpjegon edhe skemën se si mund të kryhet kjo, duke thënë se nuk ka nevojë për ndonjë teknikë të sofistikuar.
“Ebola është një armë e lirë dhe më e vështirë për t’u identifikuar. Lënda e parë është lehtësisht në dispozicion në Afrikën Perëndimore. Gjithçka që duhet të bëjë një terrorist i ISIS është të infektojë veten e tij dhe pastaj të udhëtojë nëpër botë për të përhapur sëmundjen fatale. Luftëtarët e ISIS besojnë në vetëvrasje dhe ky mision i tillë është. Nëse ISIS dërgon njerëzit e tij në një vend ku ka shpërthyer ky virus, ata mund të jenë përhapës të saj, thjesht duke mos izoluar rastet.”
Më tej sipas skemës së Shimkus, ata do të përpiqen të infektojnë sa më shumë persona të cilët po u prekën, janë të destinuar të vdesin. Puna lehtësohet më tepër duke përmendur faktin që në Afrikën Perëndimore virusi është ulur këmbëkryq, ku janë shënuar 3800 të vdekur në vetëm disa muaj.
Sipas eksperitt, mundësia që ISIS, i njohur si shteti islam, të bëjë kërdinë në Perëndim dhe SHBA është shumë e madhe, duke patur parasysh edhe rastet e ditëve të fundit. Shimkus vuri në dukje se lufta biologjike nuk është një armë moderne, pasi është përdorur që në mesjetë, kur armiqtë hidhnin kufomat e infektuara në qytete për të përhapur epidemi të ndryshme. Edhe pse Ebola do të jetë një armë e lirë për ISIS, nuk do të jetë aq dramatike sa prerja e kokës, e cila ka ngjallur frikë në Perëndim.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO