Virusi vdekjeprurës i Ebolës ka përhapur panik në të gjithë Europën. Mediat e huaja flasin për një rast të dyshuar, një student 26 vjeçar në veri të ishullit të Qipros. I riu kishte në fillim temperaturë dhe u shtrua fillimisht në një klinikë në Famagusta, por stafi mjekësor vendosi ta transferonte në repartin e sëmundjeve infektive dhe brenda dy ditëve do të konfirmohet nëse diagnoza është e saktë.
Edhe në kryeqytetin çek, Pragë një person ka shfaqur simptomat e virusit. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, i cili është kthyer kohët e fundit nga Liberia dhe që mbartte simptoma të ngjashme me ato të virusit vdekjeprurës, të njëjta edhe me ato të etheve tropikale.
Alarmi është përhapur edhe në Serbi, ku rreth 700 persona po mbahen nën vëzhgim nën dyshimet me këtë virus. Mes tyre, 92 persona janë kthyer nga vende të prekura nga epidemia. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë së Beogradit, e cila tha se po merr masa parandaluese duke forcuar kontrollet në vend.
Ndërkaq, lajme të mira vijnë nga Australia dhe SHBA. Infermierja australiane 57-vjeçare e kthyer nga Sierra Leone nuk ka rezultuar të ketë prekur nga virusi. Ndërkaq, edhe personi që shoqëroi pacientin e parë me Ebola në SHBA, Thomas Duncan mësohet të jetë në gjendje të mirë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com