Virusi i Ebolës po përhapet frikshëm edhe në vende të tjera të Afrikës. Sot është regjistruar edhe viktima e parë me Ebola në Mali, duke shënuar kështu shtetin e 6 të prekur nga kjo epidemi. Zyrtarë në Mali thonë se bëhet fjalë për një foshnje dy vjeçare e ardhur nga kryeqyteti i Guinesë, i cili humbi jetën pasi ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës.

OBSH-ja i ka tërhequr vëmendjen Malit pas rastit të Ebola-s për marrjen e masave të parandalimit, pasi mund të ketë edhe persona të tjerë të prekur. Ndërkaq, administrata e Obamës iu ka rezituar thirrjeve të republikanëve për ndalimin e udhëtimit nga zyrtarët e shëndetësisë në vendet e prekura.

Një diplomat amerikan ka shkuar sot në Afrikën Perëndimore, pas shpalljes së rregullave të reja që detyrojnë punëtorët e shëndetësisë që kthehen nga 3 shtetet më të prekura, të qëndrojnë në ambiente të izoluara (në karantinë). Bashkë me Neë Yorkun dhe Neë Jerseyn, edhe Illions ka vënë një karantinë për këdo që është vënë në kontakt me Ebola-n dhe kthehet në vendet përkatëse.

Kjo masë, ndonëse shumë e kritikuar, ka ardhur pas rasteve të shumta të punonjësve shëndetësorë amerikanë që kanë importuar virusin në SHBA pasi kanë shërbyer në vende të tilla si Liberi, Nigeri apo Sierra Leone. Një ditë më parë, OBSH-ja ka deklaruar se numri i personave që kanë humbur jetën nga Ebola ka arritur në 4922 persona, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë të prekur.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)