Virusi misterioz kinez që po prek popullsinë

Virusi misterioz kinez që po prek popullsinë

Foto nga virusi

Një virus misterioz po shkakton një sëmundje të rëndë mushkërish në qytetin Vuhan të Kinës.

Më shumë se 50 njerëz janë infektuar dhe 7 janë në gjendje kritike.

Sipas specialistëve, ky është një virus i panjohur për mjekët dhe del në skenë, duke i lënë pacientët me pneumoni.

Por a është ky një shpërthim që do zhduket apo këto janë shenja të diçkaje shumë më të rrezikshme?

Çfarë është ky virus?

Kampionët e virusit janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator. Zyrtarët në Kinë dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se është një koronavirus.

Koronavirusët janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë prej tyre (shtatë me këtë të fundit), mendohet se infektojnë njerëzit.

Koronavirusi SARS ka vrarë 774 njerëz nga 8 mijë të infektuar nga shpërthimi në Kinë.

“Ka një kujtesë të fortë nga SARS, nga këtu buron edhe frika, por ne jemi shumë më të përgatitur për t’u përballur me të tilla sëmundje,” thotë Josie Golding.

A është serioz?

Koronavirusët mund të shkaktojnë simptoma që variojnë nga e ftohura e lehtë deri tek vdekja. Ky virus i ri është diku në mes të këtyre simptomave.

Nga vjen?

Viruset e reja pikasen gjatë gjithë kohës. Ato kalojnë nga një specie tek njerëzit. SARS kaloi nga macet tek njerëzit.

Edhe MERS, që vrau 858 persona në vitin 2012, u përcoll nga gamilet tek njeriu.

Pse është prekur Kina?

Për shkak të dendësisë së popullsisë, por edhe për shkak të kontaktit të ngushtë me kafshët që kanë virusin.

A përhapet me lehtësi?

Ndoshta fakti i vetëm që na jep siguri në këtë shpërthim vjen për shkak se virusi duket se nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Ky është shqetësimi i madh me viruset e reja që infektojnë mushkëritë, për shkak se kolla dhe teshtima janë shumë ngjitëse.

Megjithatë, disa ekspertë thonë se është akoma herët që të thuhet nëse do transmetohet nga njeriu te njeriu.

Sa shpejt po përhapet?

Deri më tani, jo shumë. 59 pacientët e prekur  i kanë filluar simptomat nga 12 dhjetori deri më 29 dhjetor 2019 dhe nuk janë raportuar raste të tjera.

Kina po e merr seriozisht këtë çështje. Sidoqoftë, shqetësim mbetet se virusi mund të jetë përhapur nga miliona njerëz që kanë udhëtuar për Vitin e Ri drejt Kinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur