Virusi RSV në Shqipëri? Prindërit të alarmuar te Urgjenca: Tre ditë me 39 e gjysëm temperaturë! Pneumologu: Dyshohet se i lë të sëmurët me bronkit dhe kollë

Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, kolla dhe temperatura e lartë e cila nuk ulet tek fëmijët është viroza që po dominon ditët e fundit. Dyshohet se në vendin tonë ka ardhur virusi RSV, i cili në vendet si SHBA, Gjermani, Greqi ka tejmbushur spitalet.

Vetë prindërit që takuam në Pediatrinë e QSUT, shfaqen të alarmuar për paraqitjen simptomatike të fëmijëve.

“Ka temperaturë të lartë prej dy ditësh. I kanë dalë dhe puçrra. Kishte temperaturë 40.5. Nga meraku erdhëm këtu. Jemi në radhë. 14 veta para nesh. Nuk ka lëvizur fare numri i biletës. Gjatë këtyre dy ditëve e mbajtëm nën kontroll temperaturën”.

“Me temperaturë prej tre ditësh. E solla para 3 ditësh, prape me temperaturë. Ulet dhe çdo 4 orë i rritet prape. 39-39 e gjysmë. Është për urgjencë. Me 39 e gjysmë si ta çoj në lagje. Gjatë gjithë kohës radhë e madhe”.

ISHP nuk konfirmon praninë e RSV në vendin tonë, por fluksi i shtuar për shërbim urgjence dhe simptomat e fëmijëve për mjekun pneumolog Përparim Shira tregojnë se ndoshta kemi të bëjmë me RSV. 

“Virozat janë RSV, streptokoki që janë infeksione të stinës. Raste me RSV kemi. Kapin traktin e sipër. Bronkolit me vështirësi në frymëmarrje. Kap dhe traktin e poshtëm, me bronkopleumoni, pneumoni. Në bazë të literaturës, dyshohet që virusi qarkullues është RSV.  Rastet më të shpeshta që kemi ne, kemi fëmijë të vegjël, të grupmoshave të ndryshme. Me anë imunitare të ulët. Komplikacionet më të mëdha, prekin traktin e poshtëm bronkopleumi. Fëmijët e vegjël prematurë”, tha Përparim Shira, mjek pneumolog.

Veçantia e këtij virusi është se ai zgjat më shumë kohë, sepse temperatura e lartë 39-40 nuk ulet për disa ditë me radhë me pasojë bronkite.

"Është ngjitës. Paraqet temperaturë. Ka rate dhe 39-40. E veçanta e këtij sezoni, temperatura është më e zgjatur. Shkon deri në 8 ditë. Është më e zgjatur sesa japin zakonisht viruset. Shtrohen fëmijët me komplikacione, ndërsa të tjerët marrin shërbim. Kapin traktin e sipërm dhe të poshtëm të mushkërisë.  Shenjat i jep tek fëmijët e vegjël, poshtë 1 vjeç. Ka kollë, temperaturë. Rastet e tilla janë shfaqur dhe vitet e kaluara, dyshojmë se jemi pjesë e kësaj ane virusale", tha Përparim Shira.

Mjeku bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe dhe të shmangen ambientet e populluara.

“Kontrolli i temperaturës, ushqyerja, dehidrimi, sa më pak ndryshime të ambienteve, mbajtje konstante të temperaturës dhe më pas ta dërgojnë tek mjeku i familjes. RSV ka baze temperaturën, kollën, vështirësi në frymëmarrje", tha Përparim Shira.

Sipas mjekut në 24 orë, ndihmë më të specializuar në pediatri edhe për viroza të tjera marrin deri në 350 fëmijë. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë