Organizata Botërore e Shëndetësisë pas përfundimit të mbledhje se djeshme në Gjenevë ka deklaruar se ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërkombëtare në shëndetin publik, si shkak i virusit Zika. OBSH e ka cilësuar virusin “ZIKA”, të rrezikshëm sikurse virusi “Ebola”, ku pati lënë 11 mijë njerëz të vdekur në pjesën perëndimore të Amerikës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi në Gjenevë se shpërthimi i virusit Zika, i cili shkakton defekte në lindje, është një emergjencë globale shëndetësore .Pas një takimi të jashtëzakonshëm të komitetit të saj të emergjencës, organizata zbuloi lidhjen mes këtij virusi, të transmetuar nga një lloj mushkonje, dhe rritjes veçanërisht të rasteve në Amerikën Latine të mikrocefalisë, një keqformim i trurit te fëmijët e sapolindur.
Ekspertët e shëndetësisë bëjnë të ditur se virusi Zika tashmë është shpërndarë në 23 shtete dhe ka prekur rreth katër milionë njerëz.
Kura për këtë virus nuk është gjetur ende dhe më të rrezikuarit nga ky virus janë fëmijët e porsalindur, pasi ata rrezikohen të lindin me koka të vogla, jo normale.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com