18 muaj është afati që ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë për të përgatitur vaksinën për trajtimin e virusin Zika. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë asistent drejtorja e përgjithshëm për sistemet shëndetësore dhe inovacionit Marie-Paule Kini e cili po ashtu ka thënë se janë identifikuar 15 kompani ose grupe si pjesëmarrës të mundshëm që do të ndjekin vaksinat.
Drejtoresha u ka konfirmuar gazetarëve në Gjenevë se OBSH beson që lidhja mes virusit që vjen nga pickimi i mushkonjës bartëse është "gjithnjë e më shumë e mundshme", por përcaktimi nëse ka një lidhje të fortë nuk mund të bëhet për disa javë deri në disa muaj.
Po ashtu Kini ka thënë se llojet e ndryshme të vaksinave të mundshme - të tilla si virus të gjallë ose të vdekur, apo përdorimi i vaksinave të ADN-së - mund të çojë në identifikim qe në kohë të hershme, por megjithatë po zhvillohen ende kërkime për të pasur një përfundim sa më të hollësishëm.
Virusi Zika u shfaq fillimisht në Brazil ndërsa më pas është përhapur në shumë vende duke regjistruar qindra të prekur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com