Visar Ymeri zyrtarisht kryetari
 i ri i Lëvizjes Vetëvendosjes 

Visar Ymeri zyrtarisht kryetari<br /> i ri i Lëvizjes Vetëvendosjes 
Visar Ymeri shpallet zyrtarisht kryetari Lëvizës Vetëvendosje, të cilin e votuan 96.42 për qind e votuesve. Komisioni zgjedhor i përgjithshëm i “Vetëvendosjes” prezantoi sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku doli se 1.88 për qind kanë votuar kundër zgjedhjes së Visar Ymerit për kryetar të VV-së, 1.32 për qind kanë abstenuar dhe 0.37 për qind e fletëvotimeve kanë dalë të jenë të pavlefshme. 

Visar Ymeri tashmë i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, u zotua se përgjegjësinë që e mori, do ta shndërroj në angazhim, që siç tha ai, drejtë një Kosove që vendosë vet.

Kryetari i porsazgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se vitit 2015 do të jetë vit i zhvillimeve të përgjithshme, në Kosovë e edhe brenda VV-së. Ai foli për Lëvizjen Vetëvendosje, si një organizatë brenda së cilës ka demokraci, por që sipas tij, një demokraci të tillë nuk e ka Kosova në tërësi. Këtu ai përmendi vendimet e rëndësishme që ka marrë shteti i Kosovës, që siç tha ai, të gjitha janë bërë pa u marrë fare parasysh vullneti i popullit dhe interesi i tij.

Ai tha se kjo po e shndërron shtetin e Kosovës në një shtet që nuk mundet. Sot, në mbledhjen e XIX-të të Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai që e mbajti fjalimin e tij të fundit, si kryetar i kësaj lëvizje, ishte Albin Kurti. Ymeri falënderoi aktivistët, anëtarët, këshillin dhe kryesinë e “Vetëvendosjes” për mbështetjen e deritanishme që i dhanë si kryetar i kësaj lëvizje.

Nga ana tjetër ish kryetari Albin Kurti tha se secili prej tyre ka përfituar më shumë prej Lëvizjes Vetëvendosje sesa që lëvizja ka përfituar prej tyre. Ai tha se duhet lëvizur ende më shumë përpara, që sipas tij, nuk ka asnjë dyshim se do të ia dalin.

Kurti uroj Visar Ymerin për postin e ri, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbajtur në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në pikat e VV-ë në diasporë. Kanë qenë të hapur mbi 20 vendvotime ku të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, me të drejtë vote, e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Pas rezultateve preliminare të shpallura në “Vetëvendosje”, nuk pati asnjë ankesë për zgjedhjen e Visar Ymerit si kryetar i kësaj lëvizje. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia