Visar Zhiti: Ish-të dënuarit politikë
duhet t’i kishim dëmshpërblye

Visar Zhiti: Ish-të dënuarit politikë<br />duhet t’i kishim dëmshpërblye
TIRANE - Në ceremoninë e zbulimit të një pllakate murale, me statusin e ish-të dënuarit politik dhe ministrit të Kulturës së qeverisë Berisha në ikje, Visar Zhiti pranon se kjo qeveri duhet të kishte bërë më shumë për këtë shtresë, si dhe të kishte mbyllur me shpejtësi procesin e dëmshpërblimit.
 
Pllaka përkujtimore u vendos në murin rrethues të burgut aktual 302 në kryeqytet, burg i cili ka shërbyer në kohën e diktaturës për mbajtjen dhe torturimin e ish-të përndjekurve politikë.
 
Ndërsa mbetet ende shpresa, se do të marrin pagesat për ditët e burgimit të padrejtë.
 
Të dënuarit politikë dhe ish-të përndjekurit prej kohësh kanë protestuar e ngritur shqetësimet e tyre për sa i përket pagesës dhe rehabilitimit të tyre në shoqëri, ku dhe pse pjesërisht është bërë diçka, sipas vetë pjesmarrësve mbetet ende shumë për të bërë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë

Artistët durrsakë prezantojnë veprat muzikore në Spanjë