Visar Zhiti, poeti gladiator
në betejë me Tiranën

Visar Zhiti, poeti gladiator <br />në betejë me Tiranën
Visar Zhiti është, siç thuhet, “bir arti”. Babai, Hekurani, ishte aktor, poet dhe komediograf, por i persekutuar nga regjimi dhe s’pati kurrë mundësinë në jetë të publikonte shkrimet e tij (sot është mjaftësisht i njohur në Shqipëri, por do të kishte merituar më shumë). Ç’domethënë kjo? Që, që kur ishte në moshë të njomë, Visari ka patur të bëjë me teatrin dhe letërsinë. Por, për fat të keq, ai ndoqi të njëjtin fat të prindit: arrestohet në 1979 për vargjet e tij antiregjim, gjykohet dhe dënohet me 10 vjet burg e punë të detyruar në miniera. Disa prej miqve të tij u ka shkuar dhe më keq: janë pushkatuar e varur. Visari nuk e shpagoi të gjithë dënimin: doli 2 vjet para, më 1987. Por vragat kanë mbetur. Ashtu si kujtimet që ngjallin makth, ankthe dhe turbullim.

E kam njohur Zhitin në Milano në shatorin e 1991-shit. Kishte mbërritur në kryeqëndrën e Lombardisë disa muaj më parë me Lanfranco Vaccari-n, gazetar race. Dhe kështu u vendos në “Corriere della Sera” për të kryer një stazh. Shtat mesatar, hijerëndë, kaçurels, shprehej me një italishte të nënkuptuar dhe jo gjithmonë e mbaronte fjalinë. Bënte praktikën në redaksi dhe njëkohësisht përkthente poezi e tregime nga italishtja në shqip për gazetat e Tiranës. Shtypte qindra faqe (mbi të gjitha vargje dhe tregime) me një “Olivetti” shumë të vjetër që kishte të paktën nja 20 vjet, që s’dihej nga ku qe marrë. Një reagim mbase nga që në qeli i ishte ndaluar të shkruarit. Tani mund të shfrente, të hidhte nëpër fletë ndjesitë e një njeriu të lirë, teksa shihte përreth t’i përndriteshin gratë që kishte ëndërruar me vite. Herë pas here një frymëmarrje e thellë, thithte ajrin e lirisë, që e bëntë t’i vinte mëndja vërdallë.

Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK