TIRANË- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 1 shkurt për fatin e Ilir Metën. Për të komentuar rreth asaj që e pret Presidentin, ‘Kontrast’ kishte në një lidhje direkte avokatin e njohur Saimit Vishaj.
I pyetur rreth zhvillimeve që pritet të ndodhin nesër, Vishaj u shpreh se së pari ka ardhur koha që Ilir Meta të marrë një avokat gjakftohtë për t’u përballur në séance dhe të mos përfaqësohet më nga këshilltarët ligjorë të Presidencës.
“Kemi që nga 5 janari që gjykatat shqiptare nuk po funksionojnë, aq më tepër Gjykata Kushtetuese. Ajo që ne presim nga kjo gjykatë është që të nisë si process, të legjitimojë palët. Unë nuk arrij të kuptoj sesi një gjykatë kushtetuese të legjitimojë palët. Të legjitmojë institucionin e Presidentit si institucion, apo emrin e tij. Apo presidenti do të ketë përfaqësuesit e tij, por jo nga presidenca. Sepse jemi në një moment që presidenti ka nevojë për një avokat gjakftohtë dhe jo përfaqësuesit e tij ligjorë. Problemi i dytë është që a mundet GJK ta ndajë dispozitën kushtetuese që mund të jemi para një veprimi antikushtetues pa çështje fajësie? Ne duhet të mësohemi që presidenti të jetë një njeri mbi palët dhe mbi ngarkesat emocionale” – tha Vishaj për Report TV.
I pyetur se si do të shkojë çështja e Metës në Kushtetuese, Vishaj u shpreh pesimist për shkak të kompozimit të deritanishëm të organeve të larta të drejtësisë.
“Nuk mendoj që kjo Gjykatë Kushtetuese me numrin e kufizuar që ka do të arrijë ta zgjidhë çështjen e Presidentit. Nuk e di pse u shtynë vakancat që do të krijonin një lloj balance. Në këtë moment nuk jam optimist” – tha ai.
B.K./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.3%
-
Duhen më pak
58.2%
-
Është në rregull
21.5%
Vota total: 2098
Lajme të tjera
-
Meta dekoron doktor Arben Rruginë me titullin 'Mjeshtër i Madh'
7 Korrik, 16:13
-
KE rezerva për amnistinë fiskale, Meta: Qeveria të heqë dorë! Provokim për shqiptarët e ndershëm
6 Korrik, 15:11
-
Dosja në SPAK/ Muharrem Berisha pronar fiktiv i godinës së LSI? Biznesmeni i ‘fuqishëm’ rezulton inspektor pyjesh, dyshime për biznesin e mermerit në Berat
6 Korrik, 14:12
-
Frrok Çupi: Kush e furnizon Monikën?
6 Korrik, 12:16
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik, 20:20
-
Meta takon homologun e tij slloven Borut Pahor në Lubjanë, fokusi i diskutimit anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i vizave për Kosovën
5 Korrik, 16:25
-
Kryemadhi: Nuk dështova të bëj opozitë, por më 'vrau pas shpine' Basha! PD ka nevojë për strukturim! Nuk e di ç'plan ka Meta pasi të ikë nga Presidenca
4 Korrik, 22:04
-
Meta niset me tren drejt Sllovenisë, nesër takim me homologun Pahor (VIDEO)
4 Korrik, 21:44
-
SPAK regjistron dosjen e dytë për Metën dhe Kryemadhin, të kallëzuar janë edhe Vasili, Panariti, Elona Guri dhe Muharrem Berisha për fshehje pasurie e korrupsion
4 Korrik, 16:56
-
Kryemadhi: 189 milionë dollarë evazion fiskal nga inceneratorët, 24 kompani i denoncojmë në SPAK! Rikthimi i Metës i mirëpritur, ai i kuptoi gabimet tona
4 Korrik, 10:23
-
Mero Baze: Mbi 'rëndësinë' e pjesëmarrjes së Metës në festën e ambasadës, dhe 'parëndësinë' e SHBA për opozitën
2 Korrik, 19:35
-
FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë
2 Korrik, 13:36