Dekriminalizimi nuk duhet të prekë vetëm politikën por dhe drejtësinë duke nisur së pari tek avokatët e inkriminuar të cilët duhet të largohen nga sistemi. Ky apel u bë nga kreu i avokatëve penalistë Saimir Visha nga tryeza e ditës së drejtëisë ku morën pjesë avokatë gjyqtarë e prokurorë.

”Mendojmë që ka ardhur koha që avokatët të cilët janë të dënuar për vepra penale me dashje të largohen njher e mirë nga radhët e avokatisë”, tha Visha

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Visha ishte dhe puna në të zezë e 50 % të avokatëve, të cilët duke mos qënë të regjistruar shmangin dhe pagesën e taksave.
 
“Konstatoj me keqardhje që në radhët e avokatisë ka mbi 50% të avokatëve të cilët nuk janë të regjistruar pranë organeve tatim paguese që është për të ardhur keq ky fakt ndonëse i takon institucioni qendror të verifikojë të tilla”.

Zv.Ministri i Drejtësisë Idlir Peçi deklaroi se në hartimin e kollonave juridike si kodi penal apo ai civil është e rëndësishme dhe eksperienca shqiptare në këto dy dekada , pasi sipas tij jo gjithmonë një praktik e marrë nga jshtë vlen në realitetin shqiptar.

”Ka ndodh një arnim i vazhdueshëm i këtyre kohëve duke bërë këto kode jo konsistencë që ne të kemi dy kode të cilët jane të bazuar jo në traditat e një vendi sepse ashtu na pëlqen në mënyrë arbitrare po që rë jenë të bazuar në praktikën tone”.

Për kreun e shoqatës së prokurorëve Shkëlqim Hajdarin, lufta ndaj korrupsionit në sistem mbetet emergjente, pasi shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët, por çuditërisht këta janë personat më patusr.

”Po kemi vetëm një rruge zotëri, o ti bëjmë të gjithë të pasur në rrugën e korrupsionit ose të ngjisim ato të ndershëm nëpërmjet rritjes së pagave që ti nxjerrim jashtë sistemit kto të pasurit që sistemin e drejtësisë e kanë mjet fitimi”

Në kuadër të reformës në drejtësi, anëtarja e komisionit të ligjeve deputetja Vasilika Hysi kërkoi nga avokatët që të profilizohen në shërbimin e tyre dhe të bëhen pjesë aktive e diskutimeve pasi vullneti i mazhoracës, tha Hysi, është që kjo reformë të udhëhiqet nga aktorët e sistemit.

Redaksia Onlline
(al.h/shqiptarja.com)