Vishnja dhe vetitë e saj shëruese
që nuk i keni ditur më parë 

Vishnja dhe vetitë e saj shëruese<br />që nuk i keni ditur më parë 
Fruti i vishnjes, në të parë është pothuajse i njëjtë me qershine dhe në vlerat ushqyese kanë ngjashmëri.

Por fruti i vishnjes ka disa vlera të ndryshme nga qershia që ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Nga fruti i vishnjes nuk përdoret vetëm tuli i frutit por edhe bishti i saj, i tharë.

Fruti i vishnjes, për qëllime pjekësore mund të përdoret në shumë forma, duke filluar si frut i freskët, i tharë, si reçel, si komposto, si liker, etj.

Vishnjet grumbullohen në periudhën e pjekjes dhe thahen në vende të ajrosura mirë, gjithashtu bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë dhe me shije të hidhur.

Vishnja ka vlera të larta ushqyese, përmban rreth 9 % sheqer natyral, acid organik me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2, etj.

Bishtat e këtij e fruti ka gjetur përdorim të mirë për arsye të vetisë së tyre diuretike dhe rrudhëse, dhe me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave.

Vishnja është një frut freskues, shuan etjen, pranohet mirë nga stomaku, ndihmon tretjen dhe, kur përdoret në mënyrë sistematike, ndikon në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastron gjakun duke e
pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.

Frutat e vishnjës kanë veti diuretike dhe këshillohet të konsumohet me shumicë nga ata që vuajnë nga veshkat.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë