Vit i jashtëzakonshëm me rekorde, Gega për Report TV: Mund të bëja më mirë, s’doja të shkoja në Botëror prej dëmtimit (VIDEO)

Arritjet e 2022, kampione e Europës dhe e 5 në botë, dukeshin rekorde utopike për një atlet shqiptar, por jo për Luiza Gegën. 34-vjeçarja gjatë kësaj vere ka mrekulluar duke përmirësuar kohën e saj në Botëror pavarësisht se u rendit e teta. Jo vetëm kaq, por fitoi medalje të artë në Lojërat Europiane Ekipore. Pavarësisht kësaj, në intervistën për Report TV, Luiza Gega nuk kënaqet, pasi mendon se mund të japë më shuë nga vetja.

“Sigurisht ka qenë vit i suksesshëm por unë nuk ndjehem 100% e plotësuar, disomos në kampionatin botëror, pasi kërkoja diçka më shumë. E dija se mund të bëja më shumë,”-u shpreh Luiza Gega, atlete.

Nëqoftëse nuk do kishe pësuar dëmtimin, a do kishim rekord dhe një renditje më të mirë në botëror?

“Patjetër. Që para deklarova se e dija shumë mirë ku mund të shkoja. Mendoja kohën 9 minuta e 5 sekonda. Kështu kjo është arsyeja përse jam optimiste për vitin tjetër sepse nuk kam dhënë dot maksimumin. Duke qenë se pata një dëmtim në harmstring nuk shtyja dot me të dyja këmbët. Ditët para Botërorit i thoja trajnerit nuk dua të vij, sepse prisja diçka tjetër. Unë e kam kaluar shumë vite për të qenë në garë sa për të marrë pjesë,”-tha Luiza Gega, atlete.

Vetëm katër ditë pas kampionatit Botëror ku garoi e dëmtuar, me 31 gusht Luiza Gega theu rekordin kombëtar në 3000 metra me pengesa, duke e zbritur kronometrin në kohën 9 minuta, 9 sekonda dhe 64 të qintat.

“Nuk e kisha planifikuar Diamond League sepse do shihja më parë si do dilja në Botëror. Më ftuan dhe i thashë trajnerit do shkoj patjetër sepse isha e zhgënjyer. Isha e zhgënjyer me veten time sepse isha lodhur aq shumë dhe që kur nisa garën e kërkoja me patjetër rekordin sepse e dija që isha më mirë se vitin e kaluar,”-deklaroi Luiza Gega, atlete.

Ëndrra e sportdashësve shqiptar është medalja historike në Lojërat Olimpike, që në 2024 zhvillohen në Paris. Dhe sigurisht shanset më të larta për t’ia arritur i ka Luiza Gega.

“Në sport nuk bëhen dot premtime. Thjeshtë e di shumë mirë se nëse nuk kam dëmtime do përmirësohem në kohë. Pastaj nëse kjo koha që unë do përmirësoj mjafton për të sjellë medalje është një ëndërr pastaj. Jo vetëm për mua po për çdo sportist,”-u shpreh Luiza Gega, atlete.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHA JAHO: 07/09/2023 10:06

    SHIKONI PLERAT QE JANE HEDHUR TE PISTA. SKA BASHKIA NJA DY KOSHA ATY.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?