TIRANE - Ndryshe nga atmosfera festive që përcjell Viti i Ri, për një 24-vjeçar nga Durrësi 2013-a ka qenë fatale, pasi një plumb qorr i ka marrë jetën. Ndërkohë disa orë më vonë në Kryeqytet, një aksident rrugor i mori jetën një personi, duke shënuar viktimën e dytë në këtë fillim viti.
I RIU NDERROI JETE PASI U QELLUA NGA NJE PLUMB QORR
Ngjarja e rëndë e cila ndodhi pak çaste pas ndërrimit të viteve, u shënua në Durrës në fshatin Larushk.
Alfred Cena kishte shkuar tek halla e tij në Larushk për të festuar Vitin e Ri e për të pritur mes të afërmish ndërrimin e viteve. Sapo ka dalë nga banesa 24-vjeçari është qëlluar nga një plumb qorr në kokë.
Sipas policisë, Cena ka humbur jetën rrugës kur po dërgohej për në spital.
Policia në vendngjarje nisi hetimet për të zbardhur vrasjen
NE TIRANE NJE I VDEKUR E DISA TE PLAGOSUR NE AKSIDENTE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar viktima e parë e aksidenteve rrugore në Tiranë.
Rreth orës 06:30 dy automjete janë përplasur në dalje të qytetit, në aksin rrugor përkrah varrezave të Dëshmorëve. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Pak minuta më vonë, në afërsi të Bërrylit pranë materniteti “Koço Gliozheni” një tjetër aksident është regjistruar, pas përplasjes së dy automjeteve.
Burimet policore thanë për televizionin A1Report se ka pasur vetëm dëmtime të lehta tek personat që udhëtonin me automjetet, të rinj të kthyer nga festa e mbrëmshme e ndërrimit të viteve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com