Vit i tensionuar, 3.758 raste të
dhunës në famlije,9 gra të vrara

Vit i tensionuar, 3.758 raste të<br />dhunës në famlije,9 gra të vrara
Po ndodh thuajse çdo ditë që të zgjohemi në mëngjes dhe të dëgjojmë në lajme dhe në titujt e gazetave për dhunë dhe krime në familje. Ky vit nuk është më i përgjakur dhe më i dhunuar se vitet e tjera, por është më i tensionuar.
 
Kjo edhe sepse qytetarët gjejnë mënyra nga më të ndryshme reagimi vetëm për periudhën Janar-Shtator 2016, janë 3.758 raste dhunë në familje, pra pak më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
 
Në vitin 2015 janë denoncuar 2 869 raste të dhunës në familje. Kjo shifër u bë publike nga ministri  i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një takim sesnibilizues, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.
 
Por si është i perceptuar kjo e dhënë nga ana e qytetarëve dhe kryesisht nga psikologët?  Arja Muça, psikologe, për mikrofonin Report  Tv, ka shpjeguar se si ka ndikuar gjithë kjo dhunë e shprehur.

“Në pamje të parë sapo veshi e dëgjon të lë një farë ankthi brenda vetes dhe perceptohen në formën e asaj që ne e quajmë ankth te individi. Pasiguri, frikë...çfarë është duke ndodhur”, thotë Muça.
 
Ndërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se : Nga 1 Janari deri 30 Nëntor, janë 3.758 raste të trajtuara nga policia për dhunë në familje. 1.991 prej tyre me urdhër mbrojtje. Ndërsa vetëm për këtë vit janë vrarë 9 gra nga partnerët e tyre. 

“Kjo është në varësi të individit ne jemi shumë të ndryshëm dhe gëzojmë personalitete të ndryshme. Për shumicën prej nesh kjo është pasiguri për  jetën, për dikë tjetër  është frikë të jetojnë në këtë ambient. Për dikë tjetër është ankth kur dëgjon diçka, si të thuash një ankth nga e panjohura, çfarë do na ndodhë ditën tjetër dhe se çfarë do të dëgjojmë ditën tjetër”, shprehet Muça.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar