Reshjet e munguara të pranverës së këtij viti e ulën sasinë e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet. Në tre muaj prill, maj, qershor është prodhuar në total 1.841 gigavat/orë energji, ose 18.9% më pak se në vitin 2023, kur në të njëjtën periudhë u prodhuan 2.269 gigavat/orë.
Referuar shifrave të INSTAT, 48.6% e energjisë së prodhuar ishte nga HEC-et private dhe koncesionare ndërsa pjesa tjetër prej 44.6%, u prodhua nga Kaskada e Drinit me hidrocentralet e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit.
Në këtë tremujor është disafishuar energjia e prodhuar nga impiantet fotovoltaike. Nga 26.161 megavat të prodhuara në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sasia energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët këtë vit ishte 124.783 megavat.
Në këtë periudhë të vitit është ulur konsumi i energjisë sipas INSTAT. Familjarët dhe bizneset në këtë tremujor konsuamuan në total 1.475 gigavat energji, nga 1.479 gigavat të shpenzuara vjet.
“Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 2,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2.1%”, thuhet në raportin e INSTAT.
Si rezultat i rënies së prodhimit në këtë tremujor është rritur me 75.2% importi i energjisë, ndërsa eksporti ra me 15.4%. Si pasojë e defekteve teknike, jo teknike por edhe për shkak të konsumit vetjak, në këtë tremujor të dytë u humbën 323 gigavat orë energji e prodhuar, me rënie prej 10% krahasuar me vjet.
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
Ka te dhëna per humbjet ne rrjet? Sa ka qene cmimi mesatar i ekpsport dhe i importit? sa eshte eshte rritur ne perqindeje prodhimi nga photovoltaiket dhe sa % e prodhimit te pergjitshhem? Nese biznesi ka harxhuar me pake do te thote qe ekonomia eshte tkurrur. Nese konsumi familjar eshte rritur nderkohe qe shqipera ka me pak banore do te thote qe disa biznese paguajne si familjare (hotelet dhe bizneset e vogla).. Nuk e di nese ka raporte dhe analiza te tilla publike por eshte koha qe ju gazetaret qe mbuloni kete sektor ti beni keto pyetje ne institucione dhe tia raportoni publikut.
Përgjigju