Vit zgjedhor dhe përllogaritje votash, Rama 'blindon' qarqet me ndryshimet në qeveri

Vit zgjedhor dhe përllogaritje votash, Rama 'blindon' qarqet me ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama

Ende pa u “tretur” mirë nëpër medie konferenca e fund vitit e tij për do çështje që kanë impakt në vend si pandemia, vaksina apo debati për marrëveshjen e Detit me Greqinë, Kryeministri Edi Rama njoftoi në Twitter se kishte firmosur dy ndryshime në qeveri.

Ai emëronte Olta Xhaçkën si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshin si Ministër i Mbrojtjes.  

Një njoftim i beftë ky, por jo surprizues për një vit elektoral që presim.

Më 25 prill mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare e jo më kot edhe gjatë konferencës për shtyp, Rama i mëshoi dukshëm faktit se ai synon një mandat të tretë qeverisës.

Për të arritur këtu, Ramës nuk i voliten vetëm shifrat apo arritjet (siç u përpoq ai t’i përcillte) në reformën në drejtësi, mënyrën se si u menaxhua pandemia apo ekonomia, por edhe të zbresë në terren tek votat dhe llogaritjet elektorale që jet e mot në Shqipëri janë lidhur me një filozofi të pashmangshme se drejtuesit e qarqeve më të mëdha, ata që “prodhojnë” më shumë vota duhet të jenë të përfaqësuar edhe në qeveri.

E la të kuptohet qartë edhe Genti Cakaj ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kur publikoi arsyen e dorëheqjes së parevokueshme, ku ndër radhë citonte se, “duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”

Cakaj është ministri i dytë nga Kosova që largohet nga kabineti qeveritar pas Besa Shahinit dhe të dy me dorëheqje të parevokueshme. Genti Cakaj mbeti  ministër në detyrë, pasi Ilir Meta, nuk e dekretoi asnjëherë emrin e tij duke shënuar fillesën e kërkesës zyrtare nga ana e PS-së për  shkarkimin e tij.

Genti Cakaj u mbrojt fort atë kohë nga kryeministri Edi Rama duke e proklamuar madje atë si njeriun  më të lexuar.

Por, për një vit zgjedhor, të gjitha përpjekjet, deklaratat, përplasjet madje edhe nismat që u iniciuan qoftë edhe për një emër të përveçëm i merr era.

Sepse sot më shumë se asnjëherë tjetër kanë rëndësi zgjedhjet. Pas Arben Ahmetajt si Ministër i Rindërtimit,  Edi Rama risjell Niko Peleshin, me të cilin dikur bashkëpunoi ngushtë, por që më kalimin e kohës marrëdhëniet mes tyre u ftohen tepër, dhe jo vetem.

Por Peleshi drejton zgjedhjet për qarkun e Korçës dhe rikthimi i tij në kabinet lidhet drejtpërdrejt me përllogaritje elektorale.

Me Niko Peleshin si ministër që drejton Korçën. Xhaçkën që drejton Dibrën, Elisa Spiropali që bashkëvepron me Ervin Bushatin për Tiranën, Ahmetajn si Ministër i Rindërimit për pasojat që la tërmeti në Durrës, Evis Kushin për qarkun e Elbasanit, Fierin me Gramoz Ruçin kryetar i Kuvendit dhe Erion Bracen si zv-kryeministër, riemërimin e Bledi Cuçit në një tjetër post, si ministër i Brendshëm që drejton zgjedhjet  për PS-në në qarkun e Gjirokastrës, Blendi Klosi i Turizmit që koordinon zgjedhjet për PS-në në Berat, dhe Vlorën që ai e bashkëdrejton me Damian Gjinkurin, Edi Rama ka kthyer faqen.

Ai ka lënë pas eksperimente me emra të tipit “Cakaj” “Shahini” apo “Lleshaj” për tu kthyer tek tradita më e njohur për partitë, tek baza, përmes emërimesh politike që ne fund përkthehen në vota.
Vetëm qarku i Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit janë të papërfaqësuar me ministra, edhe pse dy prej tyre drejtohen sot nga dy ish-ministra, Ilir Beqaj dhe Lindita Nikolla.

Ndërsa Kukësin Rama e ka “blinduar” me Safet Gjicin.

Ndofta këto janë qarqet ku PS-ja mund të mos ketë pritshmëri të madhe ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ndaj dhe vëmendja e tij është fokusuar tek hambari i votave për PS-në.

Sepse lëvizjet e fundit të Ramës e tregojnë qartazi këtë taktikë elektorale./ SI

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri