Vitamina C e marrë nga venat
lufton kancerin e vezoreve

Vitamina C e marrë nga venat<br />lufton kancerin e vezoreve
TIRANE- Rezultatet janë ende paraprake, por kanë treguar efekte pozitive duke rritur efektshmërinë e kimioterapisë dhe pakësuar efektet anësore. Studimi i kryer nga hulumtuesit e universitetet të Kansasit, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve të Veshkave, ka treguar se vitamina C, e marrë në doza të larta dhe në rrugë intravenoze, mund të ndihmojë jo vetëm në fuqizimin e veprimit të kimioterapisë, por madje edhe të ulë efektet anësore të tumorit të vezores.
 
Rezultatet e para mjaft premtuese, janë publikuar në revistën “Science Transnational Medicine”.
 
Vitamina C e marrë nga goja, si “strategji” kundër tumorit, ishte eksperimentuar edhe më parë, por pa ndonjë përftimin konkret. Por tashmë, kërkimet laboratorike kanë nxjerrë në pah aftësinë e kësaj substance, duke e injektuar në venë, për të arritur në përqendrime të larta jo vetëm tek gjaku por edhe tek indet, duke ndihmuar që të vrasë qelizat kancerogjene dhe në të njëjtën kohë të kursejë indet e shëndosha.
 
"Ne kemi konstatuar se vitamina C, e kombinuar me kimioterapi”, - tha Mark Levin, autor i kërkimit, –“fillimisht përshkon lëngun që e rrethon dhe më pas ndan një qelizë nga qeliza tjetër, pra jo vetëm që vepron si një antioksidant i fuqishëm duke prodhuar peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar) që shkatërron qelizat e kancerit ovarial, por fuqizon edhe aktivitetin antitumor të kimioterapisë, që o të thotë se do të jetë në gjendje të kufizojë efektet anësore të trajtimit, krahasuar me një kimioterapi standarde pa shtimin e vitaminës C”.
 
“Kërkuesit thonë se është shumë herët për të nxjerrë konkluzione përfundimtare , por duke pasur parasysh rezultatet e para pozitive (edhe në një numër të vogël të pacientëve me kancer ovarial), nuk do të jetë e largët dita për të filluar hulumtimet klinike në shkallë më të gjerë dhe testuar efikasitetin e këtij kokteji me vitaminë C e kimioterapi.
 
Lajmi është mirëpritur edhe nga qarqet mjekësore në Itali. "10 mg në ditë e vitaminës C duhet të injektohet vena”, -thotë profesor Nicola Surico, presidenti i Shoqërisë italiane të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (Sigo) dhe kryetar aktual i kirurgëve italianë, - “është një mënyrë më invazive për pacientin, por, në qoftë se duke bërë kështu, kemi përmirësim si të efektshmërisë së trajtimit si të cilësisë së jetës, është një rrugë që duhet ndjekur”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024