Vitamina D zbut simptomat e astmës

Vitamina D zbut simptomat e astmës
Shumica e pacientëve me astmë që kalojnë kohën në dritën e diellit mund të kenë një lehtësim në simptomat e tyre, sugjerojnë hulumtuesit.

“King ‘s College” në Londër, vlerëson se nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila prodhohet në trup nga rrezet e diellit, janë të lidhura me një përkeqësim të simptomave. Hulumtimi i tij i fundit tregon se vitamina zbut pjesën mbi-aktive të sistemit imunitar në astmë.

Njerëzit me astmë kanë vështirësi për të marrë frymë, kur rrugët e frymëmarrjes së tyre skuqen dhe fryma ngushtohet. Shumica e njerëzve trajtohen me steroid, por medikamenti nuk vepron për të gjithë.

Ekipi tani është duke zhvilluar hulumtimet klinike për të parë nëse duke i dhënë vitaminë D pacientëve mund të lehtësohen simptomat e tyre.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime