i përket tapisë. Kreu i PD-së Sali Berisha mbështeti ndarjen e tokës në parimin, toka i takon atij që e punon, por
shton se duher respektuar parimi “prona është e shenjtë”. Por deputetë të ndryshëm janë shprehur se zhvillimi ekonomik nuk ka kuptim pa dhënë pronësinë e plot mbi tokën.
QAZIM LAÇI
Jam dakord me projektligjin për tokën dhe me zgjidhjen që jepet që toka është pronë e shtetit dhe u jepet në përdorim personave juridikë e zikë. Kështu ne u japim zgjidhje problemeve të mëdha shqetësuese, që ka fshati dhe krijojmë mundësitë që në një të ardhme fshatari këtë tokë ta kalojë në pronësi të vet. Duke mos lejuar shitjen e tokës dhe kthimin e fshatarëve në sinoret e vjetra, ne krijojmë mundësi për stabilizimin e fshatit, vlerësim ky që lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin social të shumicës së popullsisë së vendit. Dua të ngre dy probleme shqetësuese, specifike, për zonën e fshatrave Shtiqen, Gostil, Pobre, Bardhok, Morinë që përfaqësoj, por edhe në tërësi për rrethin e Kukësit. Së pari, nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës, rrethit të Kukësit i janë përmbytur rreth 1500 ha tokë me pjellori dhe janë shpërngulur rreth 2000 familje nga ky pellg e janë vendosur në vende të tjera, brenda rrethit, të papërshtatshme e pa ujë e në toka të dobëta e pa rentabilitet. Është mjaft i mprehtë problemi në fshatrat Pobrek, Gostil, Morinë, Shikaj e Bushat, ku liqeni ka mbuluar pothuajse gjithë tokën dhe fshatarët janë pothuajse pa tokë. Mbipopullimi në këto fshatra ka nxjerrë mjaft probleme të papunësisë.
Prandaj është e detyrueshme lëvizja e një pjesë të kësaj popullsie për në zona të tjera, në fushë, ku ka tokë dhe mundësi punësimi. Për shtëpitë e përmbytura dhe oborret rreth tyre nuk është bërë pagesa sipas vlerësimit real, por
sipas një vlerësimi jo real e simbolik. Problemi u ngrit edhe në takim me Presidentin dhe anëtarët e Qeverisë, që ishin para pak ditësh në rrethin e Kukësit. Kërkoj që sa më parë të paraqitet projektvendimi për Qeverinë e Stabilitetit për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi. Kërkoj, gjithashtu, që Qeveria e Stabilitetit të vendit të dërgojë një grup ekspertësh dhe deputetë të komisionit përkatës për të parë në vend problemin e ndotjes së ambientit dhe të dëmeve të mëdha, të shkaktuara si rezultat I teknologjisë së vjetër, që aplikohet në uzinën e shkrirjes së bakrit. Këtij problemi i duhet dhënë zgjidhje efektive. Duhet medoemos të ndalet puna në këtë uzinë deri në rikonstruksionin e saj të plotë dhe punëtorët të kalojnë në asistencë sociale. Të trajtohet zona verilindore jo siç është trajtuar deri tani.
Kjo zonë është shfrytëzuar vetëm për të nxjerrë time, por investime për të s’janë bërë fare. Udhëheqësit e njohur tashmë të regjimit që kaloi, po dhe qeveria moniste, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të investuar jo atje ku duhej, po atje ku ata dëshironin të plotësonin interesat e disa zonave
të privilegjuara. Mendoj që diskutimet e ligjit për tokën këtu në Parlament të afrohen me një konsensus, me qëllim që ky ligj të gjejë zbatim sa më të plotë poshtë në bazë.
SALI BERISHA
Ligji për tokën është i barazrëndësishëm me vetë tokën, sepse ai e çliron atë nga kthetrat e shtetit totalitar dhe e kthen në duart e pronarëve të natyrshëm, fshatarëve, që u përket. Ligji për tokën dhe reforma ka një rëndësi jetik për Shqipërinë, sepse, me çka shoh unë, të tërë jemi të mendimit që kjo është një rrugëdalje për të gjithë ne. Në qoftë se arrijmë nëpërmjet saj të shtojmë prodhimin bujqësor, është e vetmja mënyrë që të liberalizojmë çmimet dhe të kapërcejmë diçka me’ me pak dhimbje reformën, që duhet të bëjmë dhe për të cilën këtu, në përgjithësi, forcat politike, me disa ndryshime,janë të bindura për të ecur drejt saj. Problemet bazë që duhet të për llë ligji janë: Së pari, toka t’i jepet fshatarit, mbështetur në parimin “atij që e punon”. Së dyti, zgjidhja e pronësisë të bëhet konform parimit “prona është e shenjtë”. Ky parim kërkon për llje dhe mbi të askush nuk mund të shkelë.
Mund të shkelësh sot, nesër zgjohet përsëri. Ky parim është më i fortë se ligji, ky duhet për llur. Ai duhet patjetër të harmonizohet me të parin. Në rast se nuk mund të arrihet kjo, i pari duhet të zbatohet, kurse parimi i dytë duhet të kompensohet në një formë dhe në një mënyrë tjetër. Së treti, toka shqiptare, asnjë pëllëmbë e saj nuk mund t’i shitet asnjë të huaji, sot dhe asnjëherë. Ajo të huajve do të mund t’u jepet me qira për një kohë të caktuar dhe koha e dhënies me qira të zgjatet konform interesave të dyanshme, të Shqipërisë, të pronarit dhe të pronarit që i është dhënë me qira. Duhet të ndalojmë me ligj shitjen e tokës të huajve, por toka mund t’u shitet vetëm shqiptarëve dhe atyre shqiptarëve që kanë shtetësi shqiptare ose shtetësi të dy shtë.
Ata e humbasin pronësinë menjëherë, që në momentin që humbasin shtetësinë shqiptare. Por pronarët shqiptarë mund dhe duhet të kenë të drejtën të shesin dhe të blejnë tokën te njëri-tjetri, pronarë shqiptarë, gjithmonë me shtetësi e kam fjalën. Nuk ka sesi t’ia japësh tokën tjetrit e t’I thuash është pronë jotja, por pronë jotja e të mos e shesësh. Nuk qëndron logjikisht. Është e jotja,bëj çka të duash me të, shite, brenda një pronari shqiptar, vetëkuptohet. Lidhur me pronësinë mund të sugjeroj si variante; unë vetëm po sugjeroj, të tjerët mund të kenë variante të tjera, që toka t’i jepet për ta punuar atij që e punon, por kjo nuk duhet të trashëgohet prej tij, në rast se nuk është e tij. Trashëgimia duhet t’i njihet pronarit. Ky i pari ka të drejtën t’ia blejë me ndihmën e shtetit ose ndihmën e tij, ose përndryshe, siç kanë vepruar dhe disa vende të tjera, të jepen kambiale, të cilat shpërblehen mbas 10 vjetësh ose mbas 15 vjetësh.
Në këtë mënyrë harmonizohen të dy parimet, edhe i pronësisë dhe “toka atij që e punon”. Zotërinjtë e tjerë mund të kenë vendime të tjera më të vlefshme, lidhur me zgjidhjen e çështjes së pronësisë. Në fazën aktuale fermat duhet të shndërrohen në shoqëri aksionere. Si përfundim, mendoj se ky ligj, kërkon përpara se të shpallet, një përpunim të thellë, i cili duhet të marrë parasysh jo vetëm ato sa thashë, por edhe speci kat e zonës kodrinore, malore e fushore, të cilat përfaqësojnë tërësi të ndryshme në rrafshin gjeogra k dhe bujqësor. Para se ta miratojmë do të dëshironim që ai të diskutohet gjerësisht nga specialist shqiptarë dhe të huaj. Kur them të huaj, kam parasysh këta të fundit për zgjidhjen e çështjes së pronësisë, se nuk kemi ndonjë eksperiencë të madhe në këtë drejtim. Pastaj do të vendosim këtu, do ta vendosim në Kuvendin Popullor apo do të zgjedhim ndonjë formë tjetër më të gjerë. Deri në këtë kohë Qeveria të marrë të gjitha masat e mundshme për zgjidhjen e këtij problemi.
MELEQ GUPI
Unë si njeri i lidhur me tokën dhe si deputet jam për atë që ligji i hartuar nga Qeveria i plotëson të gjitha kushtet dhe krijon të gjitha mundësitë që bujqësia edhe të privatizohet, edhe që çdo individ të dalë subjekt i pavarur.
Jam për miratimin e këtij ligji. Për sa i përket problemit nëse toka do të blihet apo do të shitet a do të jepet në përdorim, fshatarëve nuk u shkon shumë ndër mend. Nuk e them këtë as për sensacion, as për të tërhequr vëmendjen, por se jam fshatar. Këtë dëshirë me shumë e nxitën sot forcat politike. Se fshatari sot, në kushtet që jemi, mjafton ta punojë tokën dhe e di që më vonë, jo shumë larg, edhe do ta blejë e do ta shesë.
Prandaj të mos veprojmë, siç kemi vepruar deri tani, shokë deputetë, që kemi nxjerrë ligje dhe nuk po zbatohen. Atëherë duhet që edhe ligjeve të tjera që kanë dalë, si ai për policinë, për rendin, t’i shtojmë edhe një ligj tjetër të pazbatueshëm? Më mirë ta lëmë; nuk është e largët koha, kur të miratojmë Kushtetutën.
Nga ky Kuvend fshatari nuk ka për tuar asgjë; kemi 3 muaj që punojmë dhe të gjithë ne sa jemi këtu, veç mallkimin dhe urrejtjen po marrim nga fshatarët. I dhamë 4 dynym tokë, s’ka me se ta punojë. I mbeti toka pa mbjellë, u kthyen njerëzit në kafshë pune. Fshati sot, shokë, kërkon nga ne, nga Qeveria, të dalin sanksione të sakta. Si do të ndahet toka? Për kooperativën nuk ka dëshirë që të jetë më, nuk i shikon dot edhe burokratët, që kanë qenë në krye. Ky ligj e lejon që kooperativa të shpërbëhet, të ndahet toka sipas kritereve, të krijohen edhe subjekte të pavarura dhe ai që dëshiron kooperativën, të qëndrojë në atë tip kooperative, që e lejon edhe vetë ligji. Për kooperativat e sotme nuk diskutohet. Edhe të duam t’i mbajmë ashtu siç janë sot ato, nuk i mbajmë dot. Unë ka kohë që jam drejtues i ekonomisë. Nuk ia qaj hallin vetes se ku do të shkoj. Edhe unë do jetoj e do punoj atje tokën. Por kooperativa po shkon drejt shkatërrimit, po vidhen prodhimet e po shkatërrohet gjithçka. Sot kooperativistët kërkojnë të dalin sanksione të menjëhershme. Në radhë të parë të përcaktojmë kriteret e ndarjes së tokës.
Fshatari kërkon të jepen patjetër subvencione e të bëhen investime. Ashtu siç ka qenë vendimi nr.102 për ish-kooperativat malore, duhet të dalin edhe sot vendime, po në forma të tjera. Nuk e quaj të drejtë që të lëvizen familjet. Vetëm subvencionimet do ta qetësojnë fshatin. SMT- ja duhet të mbështetet me bazë materiale. Të ketë orientime, për sa i përket mbjelljes së kulturave, se ka të ngjarë që të mbjellin të tërë një kulturë. Gjithashtu për një kohë të shkurtër, sa ta mendojë Qeveria, mendoj të mos ketë tatime në këtë gjendje, ku është fshati sot. Fshatarët s’kanë trashëguar asgjë deri sot, përveç krahëve dhe tokës, prandaj mund të them se fshatarët mbeten proletarë. Disniveli midis fshatit dhe qytetit është shumë i madh dhe ketë e ndien vetëm kush jeton në fshat. Unë jam për këtë, që le të barazohet niveli i jetesës dhe të mos ketë as ngritje çmimesh, as pensione, vetëm të barazohet niveli. Fshati sot nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka mjekë, nuk ka mjete transporti etj.etj. Përfundimisht jam me ligjin e hartuar nga Qeveria, i cili do t’u hapë rrugë dhe mundësi të tëra subjekteve, dhe u bëj thirrje të gjithë deputetëve që sot për sot të mos e futim popullin në një situatë destabilizimi, në një luftë civile.
ÇUN JONUZI
Ka kohë që po pritet të diskutohet nga Kuvendi Popullor ligji për tokën. Dje Qeveria na shpërndau vendimet e saj... Mesa shihet, tensionet në vendin tonë janë në rënie dhe psikologjia e popullit është në pritje të masave qeveritare, që ta normalizojnë me shpejtësi jetën. Ndërsa marrëdhëniet me botën po hyjnë në fazën e atij zgjerimi, që garanton baza të jashtme furnizimi, kreditimi e teknologjie, që dhe ne të futemi në rrjedhën e një zhvillimi të ri.
Heqja dorë nga marrja në miratim e ligjit për tokën në këto kushte, për t’i hapur rrugë këtyre zgjidhjeve, më duket veprimi më i urtë i Parlamentit tonë. Qeverisë t’i ngarkohen detyra të plotësojë vendimet e saj me ato klauzola,
që plotësojnë detyrimet për administrimin e përkohshëm të plotë të tokës, për çdo zgjidhje që e kërkojnë kushtet aktuale e kon iktet për tokën. Nuk dua të merrem me subvencionimin shtetërore kreditimin bankar për zonat malore e kodrinore me pak tokë, si problemi më i veçantë e akut imediat, me të cilin duhet të merret urgjentisht Qeveria me një vendim të veçantë. Ju ftoj, kolegë, ta votojmë këtë propozim timin.
EMANUEL HEBA
Siç thanë edhe kolegët, ligji për tokën është një nga ligjet më të rëndësishme, për të cilin duhet të mendohemi mirë dhe të vendosim sa më drejtë. Toka është një pasuri mbarëkombëtare, burimi kryesor i jetës për 65% të popullsisë së vendit tonë, me një ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e jetesës dhe në gjithë ekonominë e vendit, aktualisht problemi social më i mprehtë që ekziston. Prandaj ligji i tokës merr një rëndësi sociale, politike dhe ekonomike. Si parim, ligjshmëria mbi tokën duhet të përcaktojë, përmendimin tim, pronësinë mbi të, marrëdhëniet e pronarëve të saj me degët e tjera të ekonomisë dhe format e organizimit të saj.
Ne si Kuvend duhet të nisemi nga parimet themelore, të cilat duhet të jenë demokratike dhe besoj jemi dakord të gjithë me këtë, që toka i takon atij që e punon, sepse përjashton shfrytëzimin e punës së bujkut, siguron rritjen progresive të prodhimit, e bën bujkun të lirë de facto. Bujku pa pronë nuk është i lirë. Sistemi ekzistues kooperativist arriti deri në një farë faze të rritë prodhimin bujqësor në vendin tonë, në krahasim me të kaluarën, por unë pretendoj me të drejtë për nivele bashkëkohore dhe aq më tepër për një harmonizim të prodhimit bujqësor me kërkesat jetike të popullit. Fshatarësia jonë ka punuar, shteti ka bërë investime, por ato kanë qenë pa efektivitetin e duhur. Më tepër se kushdo është shfrytëzuar fshatarësia kooperativiste, djersa e saj, sidomos e grave me pasoja të rënda, si plakja para kohe e tyre, vdekshmëria e lartë foshnjore etj. Po kështu punëtorët e fermave, edhe pse me rrogë të siguruar, mbetën punëtorët më të paprivilegjuar, të prapambetur e të privuar nga të drejtat e furnizimit, që de jure kanë punëtoret e qytetit. Infrastruktura në fshat, në kooperativa apo në ferma, përgjithësisht është krejt e papërshtatshme për kushte minimale të jetës; fshatra pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime për ujërat e zeza etj., etj.
Gjendja e mjeruar e fshatit, për mendimin tonë, e ka bazën në politikën thellësisht të gabuar agrare të PPSH-së. Re ektimi i politikës së vetizolimit, që nisej nga parimi i saj strategjik, të prodhojmë drithë edhe në mal, e cila çoi në shkatërrimin e kullotave, çoi edhe në shkatërrimin e blegtorisë sonë. Mbi të gjitha, kjo politikë prishi cilësitë morale dhe profesionale të fshatarit tonë e shkëputi nga interesi për punën, e detyroi që të bëhet hajdut, e privoi nga ndjenja e mikpritjes, e çmësoi si bujk apo blegtor. Së fundi, e mësoi të kënaqet me pak, aq sa arrin të mendojë vetëm për bukën. Kuvendit tonë i bie detyrë historike që te vendosë ligjet e shtetit juridik, të drejtat demokratike dhe humanitare. PD-ja qëndron e patundur në domosdoshmërinë e kalimit në ekonominë e tregut, si garanci e zhvillimit ekonomik e social të vendit. Ekomomia e tregut nënkupton mbizotërimin e pronës private. Përparësia për futjen në këtë sistem ekonomik I takon bujqësisë. Vetëm prona private, tapia, është garancia, që nxit fshatarin për të investuar forcën e tij zike dhe mendore.
Pronarët e tokës, me vullnetin e tyre të lirë, mund dhe duhet të grupohen në kolektiva, kooperativat e tipit të ri, ku fshatarët të shpërblehen në bazë të prodhimit të tokës së tyre e jo në bazë të viteve të punës. Çfarë paraqet projektligji i Qeverisë për tokën. Ky ligj i Qeverisë së Stabilitetit nuk sjell asgjë të re e esenciale nga ai i Qeverisë së Fatos Nanos. Domethënë nuk jep zgjidhje të drejta as sociale dhe as ekonomike, për të mos folur për aspektin juridik. Sepse pronari ligjor i tokës mbetet përsëri shteti si latifondist me të drejta të paku zuara. Fshatari pa tapi mbetet përsëri argat i shtetit, pa asnjë garanci ligjore për tokën në përdorim, dhe shteti mund t’ia marrë për nevojat e veta, si ndërtim autostradash, ndërtime socialkulturore, ushtarake etj. Në bazë të këtij ligji në kooperativën e sotme, si dhe në fermë, vihen të bashkëjetojnë dy lloj pronësish në kontradiktë me njëratjetrën; interesimi më i madh për oborrin, vazhdimi i praktikës së shpërdorimit dhe abuzimi në pronën e kooperativës apo të fermës si mall belik. Pasojat do të ishin rritja disi e ku zuar e mirëqenies së fshatarit apo të punëtorit të fermës, por ulje e paevitueshme e prodhimit kooperativist dhe shtimi i daljes me humbje të fermave, pra import i detyruar i produkteve bujqësore dhe blegtorale për qytetin.
Prona shtetërore mbi tokën kufizon nismën private, bazë e gjallërimit të ekonomisë së tregut. Do të vazhdojnë subvencionet për zonat thellësisht malore, për të mbajtur me frymë gjallë superpopullimin e tyre. Fermat do të mbeten përsëri gjithmonë gangrenë, do të dalin me humbje edhe më shumë sesa dalin sot. Po kështu dhënia me akord e tokës kooperativiste familjeve fshatare është tashmë një praktikë e njohur dhe e dështuar te ne, formë e maskuar e shfrytëzimit të krahut të punës, është fshehje e mangësive aktuale në kurriz të djersës së fshatarëve. Së fundi, nuk mënjanohen pasojat negative, kontradiktat e ekzistencës së dy tipeve të pronësisë në të njëjtën ekonomi. Me tokën në përdorim nuk bëhet ekonomia e tregut, përderisa toka nuk vlerësohet, si mall që mund të shitet e blihet. Ku zimi i saj me ligj në kohë dhe në sasi, siç propozon edhe komisioni, është një akt ligjor i domosdoshëm për kushtet aktuale.
Argumenti i Qeverisë për të mos privatizuar tokën, për shkak të situates aktuale dhe konvikteve të mundshme në fshat, edhe pse ka një bazë reale, nuk qëndron. Situata duhet kapërcyer domosdo me veprime ligjore sa më të drejta dhe demokratike, që duhet të detajohen në vendimin e veçantë të Qeverisë. Problemet sociale të fshatit duhet të zgjidhen me masa rrënjësore, jo për të kaluar radhën apo për t’ia lënë Qeverisë tjetër, ndryshe gjendja në fshat nuk do të stabilzohet. Në pranverë mbeten 65 mijë ha pa punuar, në vjeshtë, me këtë vendim që do të dalë, siç e ka propozuar Qeveria, ka mundësi të mbeten 200 mijë ha pa punuar. Duke qenë se të tëra partitë politike të vendit programojnë kalimin në ekonominë e tregut, ç’presin? Mos duan që të na vijnë të tjerët të marrin përsipër zgjidhjen e problemeve sociale të privatizimit të tokës? A nuk është rasti që këtë detyrë më mirë se kushdo ta kryejë pushteti pluralist në fshat?
Përfundimisht i mbështes ndryshimet që kanë bërë të dy komisionet arlamentare, por kam një mendim. Këtu shumë shokë deputetë ngrenë probleme në piedestal pikërisht për të krijuar mosbesim në zgjidhjen e tyre. Çdo gjë do të rregullohet po të nisemi nga parime të drejta, themelore dhe demokratike. Ky vendim që do të marrim sot, të pasohet nga një vendim i veçantë i Qeverisë, i cili t’i shikojë në detaje këto mosmarrëveshje për t’i zbutur sa më shumë, që të dalë sa më i drejtë dhe sa më demokratik.
(v.gj/shqiptarja.com)
Shkrimi u publikua sot(29.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)