Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin, do të përgjigjet për të gjitha para drejtësisë

 Ilir Meta në 2008: Berisha vodhi floririn e Krrabës dhe e ndau me Fazlliçin, do të përgjigjet për të gjitha para drejtësisë

Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Epiteti ‘Ilir Floriri’ për Presidentin Ilir Meta buron nga një akuzë e përsëritur e Sali Berishës, sipas të cilit Meta ka organizuar grabitjen e thesarit të shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur. “Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, thoshte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000. Që kur skandali u denoncuar për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Nga ana e tij, Meta ka mohuar akuzat e Berishës për një implikim të tij në grabiten e thesarit të shtetit. 

Për herë të fundit, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë debatuar dhe akuzuar njëri-tjetrin për çështjen e vjedhjes së floririt në 13 tetor të vitit 2008, disa muaj para se të bashkoheshin në një koalicion qeverisës. Në seancën e 13 tetorit 2008, Berisha shprehet se “...ai tjetri nuk quhet Arben Malaj, por Arben Cenaj, ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri, ai tjetri atje nuk quhet Engjëll Bejtja, por Engjëll Armo-ja dhe kështu me radhë. Prandaj, ju garantoj juve se kjo është një praktikë standarde”. 

Në përgjigjen e tij, Ilir Meta thotë se floririn në fakt e ka vjedhur Sali Berisha. Në këtë seancë, Ilir Meta bën një akuzë të fortë, kur thotë se Berisha jo vetëm e ka vjedhur floririn, por e ka ndarë me mikun e tij, Damir Fazlliç, një klient i familjes Berisha, pasi paguante përmes kontratave të dyshimta me qindra mijëra euro Argitën dhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin. Meta paralajmëronte Berishës se një ditë do të përgjigjej para drejtësisë për të gjitha. “...Unë dua ta siguroj se ai do të përgjigjet para drejtësisë për të gjitha, do të përgjigjet edhe për floririn e Krrabës që e vodhi vetë në ’97 dhe që më pas kërkoi t’ua faturonte të tjerëve. Edhe për floririn do të përgjigjet Sali Berisha! Nga e dinte ai se ishte vjedhur thesari i shtetit? Sikurse do të përgjigjet edhe për floririn që u ka dhënë Fazlliçit dhe Fazlliçëve”, shprehej Meta. 

Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në një aleancë solide kundërt reformës në drejtësi, stabilitetit në Shqipëri dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta kundërshtoi ashpër vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për futjen e Sali Berishës dhe Familjes së tij në listën e zezë për korrupsion. Nga ana tjetër, Berisha sulmoi iniciativën e Kuvendit për shkarkimin e Metës për shkeljen e 17 neneve të Kushtetutës dhe tentativës për të krijuar incident diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që të dy kërkojnë prova për goditjen që po u vjen nga Perëndimi, kur në fakt do të mjaftonin vetëm akuzat që i kanë bërë njëri-tjetrit ndër vite për korrupsion, vrasje, vjedhje të floririt, pastrim parash, pasuri të paligjshme, kapje të drejtësisë, shantazh etj. 

 Kur Meta akuzonte Berishës se ka ndarë floririn me Fazlliçin 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria