Viti 2013 pa viza

Viti 2013 pa viza
Në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brenshme, Bajram Rexhepi dhe Ministrja e Interimeve, Vlora Çitaku u bashkuan për të shpalosur të arriturat në procesin e liberalizimit të vizave, të arritura këto të cilat janë në një finalizim të një raporti që do t’i dozohet mekanizmave ndërkombëtar me 15 shtator, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ata thanë se Kosova do t’i përmbushë nëntëdhjetë e pesë kriteret e caktuara për liberalizimi në fund të këtij viti dhe i mbetet mekanizmave ndërkombëtar të vendosin kur do të realizohet ky proces.

Ministrja e Integrimeve Evropian, Vlora Çitaku,  tha se presin që nga viti 2013 e tutje, Këshilli i Ministrave i BE-së të marrë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.
Ajo komentoi edhe bllokimin e mundshëm nga 5 shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Vendet e BE-së nuk kanë regjim vizash edhe me entitete apo shtete, të cilat nuk i kanë njohur asnjë nga shtetet e BE-së siç është Tajvani. Pra, procesi i liberalizimit të vizave nuk pres që do të ketë pengesa politike për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të BE-së. Normalisht që ky proces në fund varet nga disponimi politik. Përmbushja e kritereve është një gjë, kurse vendimi merret në nivel politik”, deklaroi Çitaku.

E ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që mendojnë se përmes liberalizimit të vizave mund të përfitojnë nga kërkesa për azil në vendet e BE-së, që të mos bien pre e mashtrimeve, sepse liberalizimi nuk do të mund të shfrytëzohet për strehim apo për punësim në vendet tjera.

“E përsëris që armiku më i madh i liberalizimit të vizave, do të jetë nëse numri i azilkërkuesve do të jetë edhe më tutje i lartë. Nuk ka shans të përfitohet azil politik dhe ekonomik. Prandaj, sado që të duket e dhimbshme, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e grupeve, agjencive të caktuara, që në kohët e fundit edhe e kemi bërë një arrestim të një rrjeti goxha të madh të trafikimit”, deklaroi Rexhepi në konferencë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga