TIRANE, 28 Maj /ATSH/-Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 3 mujorin e parë të vitit 2015, kanë arritur në vlerën e rreth 3.6 miliardë lekëve duke shënuar kështu një rritje me rreth 0.4 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ministria e Bujqësiësë, informon se, sektori i bujqësisë po performon pozitivsht, mbështetur nga zbatimi i programeve subvencionuese në të gjithë sektorët gjithë përfshirës së saj.
Eksportet kryesore adresohen në vendet fqinjë, Kosovë, Maqedoni, Itali, Greqi, por dhe Rusi. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësië, importet gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar në vlerën e 20.9 miliardë lekëve nga 19. 1 miliardë lekë që kanë qenë gjatë 2014-ës.e.xh/f.n/











