/ATSH-Megi Zonja/- Ngjarja më spektakolare astronomike e vitit është ekplisi i plotë diellor që pritet pikërisht me fillimin e pranverës në hemisferën veriore.
Në paraditen e 20 Marsit hijet e hënës do të kalojnë mbi Atlantikun verior dhe zonën polare. Hëna do të mbulojë me një fashë të hollë e të gjatë diellin, e për disa minuta dita në këtë rajon do të bëhet natë.

Në ishujt Färöer dhe Spitzbergen njerëzit do të kenë mundësi ta shohin më qartë këtë teatër të qiellit. Ndërsa në Europë, Afrikën veriore dhe perëndimin rus eklipsi mund të shihet pjesërisht. Në këto zona hëna mbulon vetëm një pjesë të diellit. Eklipsi i dytë diellor i vitit nuk mund të shihet në të gjithë tokën. Më 13 shtator në jug të Afrikës, në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe pjesë të mëdha të Antarktikut mund të shihet se si hëna mbulon pjesë të mëdha të diellit