Viti 2023, më i sigurti për jetën e qytetarëve! Kuota më e lartë e opinionit për policinë! Zaloshnja: Lamë pas Malin e Zi, Jemi më afër BE

Viti 2023, ka qenë më i sigurti në dekadën e fundit për jetën e shtetasve shqiptarëve, sa i përket krimit dhe aksidenteve rrugore thuhet në rezultatet e sondazhit më të fundit të Institutit AGENDA, mbi punën e policisë së Shtetit.
Gjetjet e barometrit vërejnë se ky vi u mbyll edhe me kuotën më të lartë të pozitivitetit sa i takon rolit të policisë së shtetit.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” për Report Tv, Eduard Zaloshnja duke zbuluar detaje nga ky barometër nënvizon se në vitin 2023 vetëm 1 % e të gjitha vdekjeve që ndodhën në Shqipëri u shkaktuan nga krimi dhe aksidentet rrugore.

“Siguria e jetës së shtetasve shqiptarë është përmirësuar në mënyrë drastike. Ne kemi lënë Malin e Zi aty ku kemi qenë para 10 vitesh, ne jemi më afër BE’ nënvizoi sot Zaloshnja duke analizuar shifrat

Problemi madhor që duhet të zgjidhim janë biçiklistët, këmbësorët, që janë më të padisiplinuarit që bëhen dhe shkak për aksidente

Klikoni këtu për të lexuar konkuzionet e barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA) organizuar nga instituti Agenda.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje

I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje