Viti historik i Luiza Gegës, trajneri Stërmasi vlerësohet me çmimin nga Federata Europiane e Atletikës: Pa sportistët e mi s'ia dilja dot

Më shumë se 20 vite punë me Luiza Gegën, por mundi ia ka vlejtur. Në 2022 arriti ta shpallte kampione Europe, medaliste e artë në Ballkaniadë dhe e katërta në Botëror. Bëhet fjalë për Taulant Stërmasin, trajnerin e atletikës në Shqipëri, i cili është vlerësuar nga Federata Europiane e Atletikës, si një nga trajnerët më të mirë të vitit. Ky çmim iu dorëzua nga presidenti i federatës shqiptare, Gjergj Ruli.

“Rezultatin ia dedikoj sportistëve të mi kryesisht. Janë ato që kanë bërë të pamundurën për të qenë unë këtu. Sakrifica të mëdha këto 22 vite që unë merrem me këto punë. Po mos të ishin sportistët e mi, rezultat e tyre, do isha thjeshtë një njeri normal në punën e përditshme. Po flasim për nivele shumë të larta të sportit, pasi atletika është një nga sportet më elitare,”-u shpreh Sinkron Taulant Stërmasi, trajner atletike.

Kampionia e Europës në atletikë Luiza Gega në asnjë rast nuk ngurron ta përmendë, si njeriun pa të cilin nuk do të kishte pasur këto arritje.

“Jam vërtetë shumë e lumtur për këtë çmim që ka marrë trajneri. Arseyja përse ia dedikoi trajnerit tim të gjithë sukseset e mia është sepse ne kemi punuar bashkë për 15 vite dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjithmonë ka besuar se unë mund t’ia arrij. Kështu që e falenderoj për këtë dhe nuk do isha këtu absolutuisht pa trajnerin,”-tha Luiza Gega, kampionë Europe në atletikë.

Në fund trajneri Stërmasi premtoi se rezultate akoma më të larta do ketë në të ardhmen në atletikë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës