Më shumë se 20 vite punë me Luiza Gegën, por mundi ia ka vlejtur. Në 2022 arriti ta shpallte kampione Europe, medaliste e artë në Ballkaniadë dhe e katërta në Botëror. Bëhet fjalë për Taulant Stërmasin, trajnerin e atletikës në Shqipëri, i cili është vlerësuar nga Federata Europiane e Atletikës, si një nga trajnerët më të mirë të vitit. Ky çmim iu dorëzua nga presidenti i federatës shqiptare, Gjergj Ruli.
“Rezultatin ia dedikoj sportistëve të mi kryesisht. Janë ato që kanë bërë të pamundurën për të qenë unë këtu. Sakrifica të mëdha këto 22 vite që unë merrem me këto punë. Po mos të ishin sportistët e mi, rezultat e tyre, do isha thjeshtë një njeri normal në punën e përditshme. Po flasim për nivele shumë të larta të sportit, pasi atletika është një nga sportet më elitare,”-u shpreh Sinkron Taulant Stërmasi, trajner atletike.
Kampionia e Europës në atletikë Luiza Gega në asnjë rast nuk ngurron ta përmendë, si njeriun pa të cilin nuk do të kishte pasur këto arritje.
“Jam vërtetë shumë e lumtur për këtë çmim që ka marrë trajneri. Arseyja përse ia dedikoi trajnerit tim të gjithë sukseset e mia është sepse ne kemi punuar bashkë për 15 vite dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjithmonë ka besuar se unë mund t’ia arrij. Kështu që e falenderoj për këtë dhe nuk do isha këtu absolutuisht pa trajnerin,”-tha Luiza Gega, kampionë Europe në atletikë.
Në fund trajneri Stërmasi premtoi se rezultate akoma më të larta do ketë në të ardhmen në atletikë.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor, 08:07
-
1500 vrapues nga 35 shtete, Elbasani mirëpriti Maratonën 'Skampa'
6 Tetor, 16:53
-
U skualifikua nga Lojërat Olimpike, Luiza Gega: Ndjehem totalisht e dështuar, por u përpoqa fort
4 Gusht, 12:36
-
Luiza Gega nuk kualifikohet në finalen e atletikës, mbyll garimin në Lojërat Olimpike: Ndihem e dështuar, më falni
4 Gusht, 10:39
-
Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen
4 Gusht, 09:36
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Lojërat Olimpike/ Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të 'Paris 2024'
25 Korrik, 16:20
-
Paris 2024/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja! Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike
22 Korrik, 16:34
-
'Paris 2024'/ Manastirliu i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik Shqiptar: Mbështetja jonë për sportin elitar thelbësore për suksesin e sportistëve olimpistë
16 Korrik, 09:08
-
Veliaj pret skuadrën Olimpike të Tiranës: Investimet në sport po sjellin masivizim! Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët
15 Korrik, 16:58
-
Olimpiada 'Paris 2024' në prag, Shqipëria me tetë sportistë! Luiza Gega dhe mundja synojnë medalje
2 Korrik, 17:33
-
Romë/ Luiza Gega bie nga froni, atletja shqiptare renditet e pesta në garën 3000 metra në kampionatin europian
9 Qershor, 22:21