2025-a ishte një vit rekordesh për turizmin në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, të ardhurat nga turistët e huaj gjatë vitit 2025 arritën në 5.72 miliardë euro, duke konfirmuar një rritje të fortë të këtij sektori.

Krahasuar me vitin 2024, të ardhurat janë rritur me 731.6 milionë euro, ose 14.7% më shumë. Ky është një nga ritmet më të larta të rritjes në vitet e fundit.

Në një panoramë më afatgjatë, shifrat tregojnë një transformim të plotë të sektorit. Të ardhurat nga turizmi janë rritur 4.9 herë që nga viti 2008, ndërsa bilanci neto është rritur plot 24 herë.

Kjo rritje nuk prek vetëm arkëtimet direkte, por ka ndikim të gjerë në ekonomi, duke nxitur punësimin, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e konsumit në vend.

Me këto shifra, sipas Agjencisë për Media dhe Informim, Shqipëria po konsolidohet si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon dhe më gjerë, ndërsa trendi pozitiv pritet të vijojë edhe në vitet në vijim.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 23:04

    Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?