Një numër i madh studentësh, gazetarësh, informaticionesh e të tjerë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e agjencisë për Media dhe Informim.

Në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruajti se 245 aplikantët kanë sjellë ide interesante për ta bërë më të thjeshtë gjuhën e shtetit, më prezente inteligjencën artificiale dhe më kreativ në formate rrjetin MIA.

Nisur nga ky fluks aplikimesh, Rama shtroi përmes ironisë një pyetje: Si ka mundësi gjithë kjo dëshirë për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”?

“Ose “regjimi” e ka harruar fare zanatin e terrorit, ose propaganda e “regjimit” ka dështuar ose pastaj përralla e “regjimit” nuk bind më as ata që e tregojnë çdo ditë”, përfundoi Rama.