Viti i Ri 2013, vipat që pushuan dhe ata që punuan

Ndërrimi i viteve në shumicën e rasteve nënkupton ditë të qeta të kaluara në shoqërinë e familjes apo edhe të miqve.

Megjithatë për disa profesione të caktuara si gazetarët por edhe artistët, këto ditë festash kanë rezultuar ditë pune, madje edhe më intensive se zakonisht.

Suplementi "THASH &THEM" ka sjellë këtë javë një pasqyrim të disa prej personazheve të njohur të ekranit tonë,të cilët kanë punuar gjatë ditëve të festave, por edhe të disa të tjerëve të cilët 2013 i ka gjetur duke pushuar.


Një shtëpiake e devotshme si Hueyda El Saied

Ndërrimin e viteve prezantuesja e njohur Hueyda El Saied e ka kaluar në Francë. Ajo ka publikuar në faqen e saj në Facebook një foto, në të cilën ishte duke pirë një gotë shampanjë e veshur me një fustan mjaft elegantë të bardhë.



Vetëm pak kohë më pas El Saied publikoi një foto tjetër në të cilën shfaqej duke gatuar. "Ja dhe unë duke gatuar, si një shtëpiake e lumtur... ok për disa orë :-) Nuk ka gjë më të bukur sesa të gatuash për njerëzit qëi do shumë...",-shkruan moderatorja në Facebook.

Mesa duket festat e fundvitit kanë qenë një periudhë mjaft e lumtur për bukuroshen.




Ami dhe Vesa presin 2013-tën së bashku

Ky fundvit e ka gjetur moderatoren e njohur Amarda Toska në shoqërinë e këngëtares Vesa Luma.

Toska ishte e pranishme në një lokal në të cilin bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, ishte i ftuar për të performuar.



Përveç Mamaqit të ftuar kanë qenë edhe këngëtarët Vesa Luma dhe Gerald Xhari. "Duke pritur 2013", ka qenë dixhitura e fotos së publikuar në Facebook nga këngëtarja Luma.

Ndërkohë dy bukuroshet e ekranit dukeshin në formë mjaft të mirë fizike teksa pozonin për aparatin.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen