Festimet për Vitin e Ri 2025 kanë nisur në disa vende të botës, duke reflektuar traditat e tyre unike dhe atmosferën festive. Ishulli Kiritimati në Kiribati ishte i pari që mirëpriti vitin e ri, duke hapur siparin e festimeve globale. Banorët u mblodhën për të festuar me këngë dhe valle tradicionale.
Në Australi, Sidnei u shndërrua në një spektakël dritash me fishekzjarret mbi Urën e Portit dhe Operën e famshme, duke tërhequr mijëra spektatorë vendas dhe turistë. Festimet në këtë qytet janë ndër më të njohurat në botë.
Në Japoni, në tempullin Zojoji të Tokios, besimtarët morën pjesë në ceremonitë tradicionale të lutjeve për paqe dhe mirëqenie. Gongu i tempullit u ra 108 herë, një rit i lashtë që simbolizon pastrimin nga mëkatet.
Në Zelandën e Re, qytetet si Auckland dhe Wellington mirëpritën 2025-ën me fishekzjarre të jashtëzakonshme mbi Sky Tower dhe organizime festive në rrugët kryesore.
Në Korenë e Jugut festimet u ndërprenë ose u anuluan, për shkak të zisë kombëtare pas rrëzimit të dielën të një avioni të kompanisë ‘Jeju Air’ në Muan, ku si pasojë humbën jetën 179 persona.
Në Kinë, Hong Kongu organizoi një spektakël madhështor fishekzjarresh mbi portin Victoria, pavarësisht se shumica e kinezëve festojnë Vitin e Ri tradicional më vonë.
Në ishujt Fiji, komunitetet lokale mirëpritën 2025-ën me festime tradicionale, këngë dhe ushqime tipike që simbolizojnë bashkimin dhe begatinë.
Këto vende, të vendosura kryesisht në hemisferën lindore, ishin të parat që festuan ardhjen e vitit 2025, duke dhënë një shembull inspirues për pjesën tjetër të botës që pret të bashkohet në atmosferën festive.
Dubai
Është një vit i ri për Emiratet e Bashkuara Arabe, Armeninë dhe Azerbajxhanin tani, ku orët shënojnë mesnatë njëkohësisht.
Mumbai, Indi
Telefonat ishin në përdorim të plotë duke filmuar një pemë të madhe Krishtlindjeje që ndriçoi me fjalët “Gëzuar Vitin e Ri” në Mumbai.
Të tjerë ndezën fishekzjarrë përpara portës ikonike Gateway of India.
Mumbai, Indi
Para Indisë, 2025 'trokiti' në Malajzi, ku qytetarë të shumtë u mblodhën pranë Kullave Binjake Petronas, Kuala Lumpur, për të parë spektaklin e fishekzjarreve.
Kullat Binjake Petronas, Kuala Lumpur, Malajzi
Bangladesh
Bangladeshi ka mirëpritur 2025, duke lënë pas një vit trazirash.
Në gusht, kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina dha dorëheqjen pas disa javësh protestash vdekjeprurëse antiqeveritare, duke i dhënë fund mbizotërimit të saj mbi politikën e vendit për më shumë se dy dekada. Turma të gëzuara dolën në rrugë për të festuar lajmin, ndërsa kryeministrja u largua nga vendi.
Përpara se Bangladeshi të niste vitin e ri, mijëra Bangladesh ndoqën një 'Marshim për Unitet' në Dhaka, kryeqyteti i vendit, për të shënuar kryengritjen e udhëhequr nga studentët dhe për të nderuar të vrarët në dhunë.
Viti 2025 në Kinë u prit me shumë shpresë, ndjenjë që u pasqyrua nga një panoramë fishekzjarresh fantastike.
Tokyo, Japoni
Viti 2025 ka trokitur edhe në Japoni dhe Korenë e Jugut, ku është pritur me festime të magjishme.
Mesnata ka trokitur në Sidnei, së bashku me shumicën e Australisë, duke shënuar fillimin e vitit 2025 atje.
Qyteti po feston me një shfaqje spektakolare fishekzjarrësh mbi Urën e Portit të Sidneit.