Viti i ri akademik nis në nëntor, plotësohen 69% e kuotave në Universitetin e Tiranës! Rektori: Në varësi të pandemisë vendosim si do zhvillohet mësimi

Në universitetin e Tiranës janë plotësuar 69% e kuotave me përfundimin e raundit të parë të regjistrimeve.  Rektori i ri i UT, Artan Hoxha tha se 1604 vende të lira kanë mbetur për maturantët për të fituar një degë në këtë Universitet.

Universiteti Tiranës ka regjistruar në total 69% të kuotave. Aktualisht janë 1604 kuota të paplotësuara nga 5055. 38 vende kanë mbetur në drejtësi ka 1520 aplikime, 152 vende kanë mbetur në ekonomi. Shikojmë që ka një rritje të kërkesës për të studiuar në Universitetin e Tiranës”-u shpreh rektori i Universitetit të Tiranës.

Nisja e vitit të ri akademik në muajin nëntor, mbetet sfidë për rektorin e ri, i cili thotë se skenarët e zhvillimit mësimor janë në diskutim dhe se ende nuk ka një vendimmarrje, por kjo varet nga ecuria e përhapjes së virusit.

“Ajo që mbetet sfidë në vazhdim, është fillimi i vitit të ri akademik që mbledh të gjithë numrin e studentëve dhe të pjesëmarrësve në proceset akademike që do të thotë rritet shumë numri i tyre në auditor dhe në ambientet e universitetit. Po shikojmë një kombinim të proceseve në distancë kryesisht leksionet por akoma  nuk është e vendosur nuk duhet marrë si definitive dhe përdorimin e auditorëve për grupe me të vogla studentësh siç janë seminaret, praktikat, pra procese që nuk kërkojnë shumë student në një ambient”-tha Artan Hoxha.

Sa i përket infektimeve me covid, Hoxha thotë se aktualisht nuk ka raportime për staf të prekur nga virusi. Nëse do të ketë raste me covid atëherë do të merren masa konkrete, do te këtë mbyllje të kurseve të caktuara. Edhe në hyrje të fakulteteve do të merren masa për matjen e temperaturës, dezinfektimin dhe përdorimi i maskave.

Një platformë e përbashkët komunikimi për fakultetet po krijohet në Universitetin e Tiranës, në mënyrë që viti i ri akademik të fillojë me një platformë të ngritur, si pjesë e skenarit të mësimit online.

Po krijojmë një platformë të Universitetit të Tiranës që do të shërbejë për të gjithë fakultetet dhe njësitë përbërëse të universitetit si një platformë e përbashkët e unifikuar e cila përveçse e lehtëson komunikimin ka edhe disa të dhëna që merren për të disiplinuar procesin, për të ditur se kush është pjesëmarrës, për sa kohë ka qenë, nëse është kryer dhe si është kryer procesi mësimor”- shpjegoi rektori Artan Hoxha.

Tarifat e studimit si për ato bachelor dhe për master nuk do të ndryshojnë, por do të ketë një ulje në tarifën e regjistrimit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Universitetin e Tiranës.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri