Viti i ri, mbërrijnë në atdhe emigrantët për natën e ndërrimit të viteve: Do festojmë në Tiranë, është shumë bukur

Në dy ditët e fundit të vitit 2022 kanë mbërritur emigrantët që kanë zgjedhur të kalojnë Vitin e ri në atdhe. Shumë prej tyre tashmë kanë mbërritur në atdhe prej disa ditësh për të qenë pranë familjarëve në këto ditë festash. Por ka edhe nga ata që kanë zgjedhur të vijnë ditën e fundit të vitit, direkt për të ngrënë darkën e ndërrimit të viteve.

340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Vlorës. Vetëm gjatë javës së fundit në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 5 mijë persona ku dita me fluksin më të lartë ishte data 25 me 1500 persona. Ardhja e emigrantëve ka shkaktuar trafik në disa zona të qytetit. Polica ka marrë masat me shërbime të përforcuara në të gjithë territorin, nga spitali bëhet me dije se janë shtuar ambulancat në terren si dhe ekipet do të jenë të gatshme 24 orë.

Një fluks i lëvizjeve të qytetarëve dhe mjeteve është regjistruar edhe në të dyja anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Shumica prej tyre emigrantë nga Kosova që vijnë për të festuar vitin e ri në vendlindjen e tyre por edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Sllovenia të cilët natën e ndërrimit të viteve ka zgjedhur ta kalojnë në vendin tonë por edhe si rrugë tranzite për në vendet e tjera të rajonit

“Po shkoj në Tiranë për festën e vitit të ri edhe për pushime në bregdet”

”Jam nga Maqedonia e Veriut. Po shkoj në Budva për vitin e ri.”

“Jam nga Bullgaria. Po shkoj në Durrës për Vitin e Ri. Vij për herë të parë në Shqipëri.”

“Jam nga Bullgaria. Po shkoj në Shqipëri për Vitin e Ri. Në Tiranë është bukur.”

”Po shkoj në Shqipëri për Vitin e Ri. Më pas do shkoj në Kroaci dhe Mal të Zi. Shqipëria është vend i mirë me njerëz të mirë. Jam nga Sllovenia dhe vij për herë të parë në Shqipëri”, shprehen ata.

Ndërkohë sipas të dhënave mësohet se në të dy anët e kufirit kanë hyrë e kanë dalur mbi 18 mijë shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Pavarësisht fluksit të lëvizjeve policitë kufitare kanë punuar dhe po punojë në bazë të marrëveshjes për lëvizjen pa kontrolle dhe pengesa në kufi gjatë festave zyrtare.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5292 shtetas vetëm në datën 30 dhjetor. Ndërkohë, në Qafë Thanë, kanë hyrë 3891 dhe kanë dalë 2031 shtetas.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xnxnd: 31/12/2022 13:49

    Vetem komunisteve u duket shume bukur Tirana.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën