Shume zona te kryeqytetit energji, shkak defektet teknike
Prej orësh ka mungesë të energjisë elektrike tek “Kodra e Diellit” në kryeqytet, ndërkohë që mungesë të dritave ka edhe në Rrugën e Elbasanit dhe Unazën e Re. Sipas OSHEE kjo situatë është pasojë e defekteve teknike, të cilat sipas tyre do të riparohen nga grupet e OSHEE-se ne terren.
Sipas banorëve të këtyre zonave, ata do të dalin në protestë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’iu ardhur në ndihmë, ndërsa edhe zona të tjera të kryeqytetit po përballën me mungesën e energjisë.
Ndërkohe juglindja e vendit po haset me problemin e reshjeve të dëborës dhe mungesës së rrymës elektrike.
Moti i keq le pa energji elektrike shume komuna te Korces
Kritike situata është në aksin Qafë Thanë - Pogradec, teksa ky segment është i bllokuar prej orësh për shkak të reshjeve intensive. Trashësia e dëborës ka shkuar në 25 centimetra dhe radha e mjeteve ka shkuar në 3 kilometra, ndërkohë nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve janë në terren dhe po hedhin kripë dhe skorje për shkrirjen e dëborës.
Duke mbetur në qarkun e Korçës raportohet për mungesë të energjisë në komunat Vithkuq, Lekas, Mokër, Miras, Moglicë, Dardhë, Leskovik, Arrëz dhe Mollaj.
Reshejt e debores dhe ererat e forta shkaktojne probleme me energjine edhe ne Veri te vendit
Reshjet intensive të dëborës vijojnë edhe në verilindje të vendit ku mjaft fshatra të Pukës janë të bllokuara nga dëborë, ndërsa janë pa energji elektrike janë komunat Fierzë Iballë dhe Qafë Mali.
Në rrethin e Kukësit e bllokuar nga reshjet është komuna Arrën dhe disa fshatra në Tropojë, ndërsa pa energji elektrike janë komunat Kalis, Gryk Çaj dhe Bushtricë.
Rruga e Kombit vijon të jetë e qarkullueshme vetëm më zinxhirë, ndërsa borëpastrueset vijojnë punën në terren.
Në Shkodër problemi më i madh është mungesa e energjisë elektrike ku pa drita janë qyteza e Laçit, Vaut Dejës, komunat Vig, Mnele e Hajmel si dhe komunat Kelmend e Vermosh në Malësi të madhe.
Mjaft zona të Mirditës po përballen me reshje intensive dëbore trashësia e së cilës ka arritur në 40 cm, ndërsa prej dy ditësh vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.
Jo më pak problematike sa i përket reshjeve është situata në rrethin e Librazhdit ku akset rrugore që lidhin qytetin me komunat e thella malore janë të bllokuara.
Ndërkohe energjia elektrike mungon edhe komunat Orenje Nonik Travaj dhe Streblevë të kësaj krahinë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)