TIRANË - Nga 100 mijë lekë ka akorduar qeveria si dhuratë për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe ushtarakëve në misionet jashtë vendit.

Konfirmimi vjen nga kryeministri Rama, i cili përmes rrjetit social “Facebook” shprehet se qeverisim me vetëdijen se çfarëdo të bëjmë nuk e kompensojmë dot humbjen e familjes së tyre apo mungesën fizike të baballarëve.

rama fb
 
Ndërsa paraditen e sotme Rama zhvilloi një takim me famijë e familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës si dhe ushtarakëve më mision jashtë vendit, shefi i qeverisë Edi Rama tha se do ketë më shumë mbështetje për këto kategori. Kryeministri Rama the se do të bëhet gjithçka që fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të mos ndiejnë mungesën e kujdesit prindëror. 

Më tej ai në "Facebook" shton se do të bëjnë gjithçka munden fëmijët e tyre në rrugëtimin e tyre drejt daljes në jetë të mos e ndjejnë në asnjë hap mungesën e kujdesit prindëror të qeverisë për ta.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)