Viti i ri shkollor, Gonxhja në shkollën 'Gjergj Canco': Kërkesa të larta për të gjitha drejtimet profesionale

Viti i ri shkollor, Gonxhja në shkollën 'Gjergj Canco': Kërkesa të larta për të gjitha drejtimet profesionale

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2024-2025, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte në shkollën profesionale Teknike Elektrike "Gjergj Canco" në Tiranë, ku këtë vit ka pasur një numër të lartë regjistrimesh: mbi 300 nxënës, duke arritur kapacitetin maksimal  1100.

Gjatë vizitës në klasat dhe laboratorët e shkollës, Ministri Gonxhja, u shpreh se jo vetëm në këtë shkollë, por në të gjitha institucionet arsimore me drejtim profesional kërkesat për regjistrime kanë qenë shumë të larta.

“Sivjet kemi rekord në regjistrime në shkollat profesionale, gati mbi 10%. Janë 4400 regjistrime më shumë. Shtatori është i hapur për regjistrime. Është një trend i cili po zgjerohet dhe tregon ndonjëherë që është zgjedhja e duhur për të kaluar direkt në këto profesione. Tregu i punës ju mirëpret këtu dhe kudo, por ne do donim që të ishit këtu. Po bëjmë çfarë të jetë e mundur që tregu i punës të jetë dinjitoz. Mos të ju prese me paga të ulëta, por sa më të larta.

Kemi kaq shumë kërkesa sivjet sa nuk kemi shkolla. Arsimi profesional mbetet prioritet qeveritar, kemi bashkëpunime me ndërkombëtarët, kemi regjistrime me shumë se çfarë kemi mundësi t’i përballojmë, po nisim investimet në shkollat e reja, s’keni asnjë lloj kufizimi që ju ta ktheni në cilësi mësimi dhe cilësi shërbimi, sepse tregu i punës është në ditët e veta më kërkuese edhe shpresojmë edhe me paga më të larta dhe ne shpresojmë shumë që pagat të jenë reale, të larta. Po incentivojmë shumë këtë pjesë që njerëzit të kenë arsye të qëndrojnë në Shqipëri”, u shpreh Ministri i MEKI, Z. Blendi Gonxhja.

Ministri Blendi Gonxhja gjatë vizitës ndër të tjera u shpreh:

“Ne do të mundohemi që tregu që ju pret të jetë dinjitoz, mos të jetë informal, mos të jetë abuziv, mos të jetë me paga të ulëta, mos të jetë shfrytëzues, por të jetë i drejtë sepse kemi shumë problematika me bizneset edhe me subjekte të cilat të drejtat e punëtorëve dhe punonjësve nuk i kuptojnë gjithmonë siç duhet. Fillojmë me kontributet që shpesh fshihen, e them këtë gjë sepse është dhe tema e pensioneve sot shumë e nxehtë, sepse pensionet nuk janë vetëm kur të na vijë mosha, sidomos për ju është shumë e largët ajo ditë, por ne po punojmë dhe përgatitemi për një treg pune, ku duhet të punojmë edhe për ata që janë prindërit tanë, të cilët në skemën e tyre janë të goditur nga informaliteti i sotëm sepse nuk e mbushim dot defiçitin e kontributeve me koston që kanë pensionet sot në mënyrë që jo vetëm që t’i rrisim, por edhe sikur të ulim këtë barrë që ka shteti në mënyrë që pastaj këto para të mund t’i jepnim si bonuse, në formën e kompensimit social për pensionistët, sipas kategorive”, tha Ministri.

Shkolla Teknike Profesionale "Gjergj Canco", është e orientuar në 2 drejtime: Elektroteknikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Këtë vit të ri arsimor shkolla është pjesë e sitstemit dual, projekt pilot që nis për herë të parë në 10 institucione arsimore profesionale dhe do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me biznesin.

Në 31 shkollat profesionale të vendit do të marrin mësim mbi 15 mijë nxënës, ku 4450 janë regjistruar për herë të parë në klasë të Xl-të.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë