Viti i ri shkollor, mbi 20 mësues të prekur me koronavirus në Shqipëri! Preken dhe 3 prokurorë në Prokurorinë e Tiranës

Me rinisjen e vitit të ri shkollor është shtuar dhe rreziku për infektimin nga koronavirusi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë mbi 20 mësues të prekur.

Ndërkohë që situata më serioze është në Tiranë ku vetëm në shkollën 9-vjeçare janë prekur 9 mësues mes tyre dhe drejtoresha. Aktualisht kanë një drejtoreshë të komanduar.

Në këtë shkollë mësuesit e tjerë që kanë qenë në kontakt me të infektuarit janë karantinuar.

Mësuesit e infektuar dhe shkollat përkatëse: 
Një mësuese te gjimnazi "Partizani"
Një mësuese te "Asim Vokshi"
Një mësuese te "Avni Rustemi"
Dy mësuese në shkollat e Qesarakës
1 mësuese te shkolla "17 shkurti"
3 nxënës janë izoluar para fillimit të mësimit, (Një pjesë e mësuesve janë infektuar para nisjes se shkollave)


Lajmi kryesor:

20 mësues e 3 prokurorë të prekur në Tiranë! 125 raste të reja dhe 5 viktima me COVID në 24 orë (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti