Viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit merr masat, në klasat ku nuk mund të respektohet distanca, mësimi me turne

Viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit merr masat, në klasat ku nuk mund të respektohet distanca, mësimi me turne

Foto ilustruese

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, po merren masat që të respektohen protokollet e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë COVID-19. Në ato klasa ku nuk është e mundur respektimi i distancës për shkak të hapësirës së kufizuar dhe numrit të lartë të nxënësve, do të aplikohet mësimi me turne, e njëjta mënyrë e përdorur dhe në vitin shkollor të kaluar.

Drejtuesit e Zyrave Vendore kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Arsimit, Evis Kushi ku në fokus të diskutimeve ishin respektimi i masave anti-COVID.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shkruan Kushi.

Ky vit i ri shkollor do të fillojë me datë 27 të këtij muaji, ndërsa që prej datës 1 shtator nxënësit janë kthyer në bakat e shkollës dhe aktualisht po bëjnë konsultime për të plotësuar mangësitë nga viti i klauar për shkak të pandemisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat