Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, polica e Tiranës ka hartuar një plan masash. Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë në kryeqytet masa do të merren sa i përket qarkullimit rrugor ku zakonisht krijohet trafik.

Do të synohet në garantimin e rendit dhe qetësisë publike, zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve në qytet, Komuna dhe Bashkitë e Qarkut të Tiranës thekson policia e Tiranës.

Në vijim të masave  janë planifikuar masa shtesë  për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 – vjecare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve.

Për ditën  e parë të shkollës datë 15 shtator, është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit,  kundër  drogës, kundër  trafiqeve të paligjshme etj.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)