Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në burgun e Fierit u organizua një nismë në mbështetje të fëmijëve të personave të privuar nga liria, me synim ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve familjare.
Prindërit patën mundësinë t’u dhuronin fëmijëve të tyre çanta dhe mjete të nevojshme shkollore, duke qenë pranë tyre në një moment të rëndësishëm siç është fillimi i shkollës.
Përtej mbështetjes materiale, kjo nismë përcolli një mesazh kujdesi dhe përgjegjësie prindërore.






Komente
Komento