Në kushtet e pandemisë kur kërkohet alkool dhe maska, shkollat e Kukësit nuk kanë as ujë në çezma.
Ky vit shkollor e gjen në vështirësi financiare Bashkinë e Kukësit, pasi disa institucione arsimore janë të amortizuara. Nga ana tjetër, gjithë qyteti i Kukësit po përballet me mungesën e ujit, dhe këtu nuk bëjnë përjashim as shkollat e kopshtet.
Kryetari i Bashkisë Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë.
"Fondet janë të pakëta. taksat në kukës janë të ulta disa biznese janë në vështirësi, qeveria do të ishte mirë të na furnizonte me fonde posaçërisht për shkollat,"- tha Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës
Më tej Gjici theksoi se është ngritur një grup pune që po konstaton në terren të gjitha problematikat.
"Fonde nuk kemi shumë. Buxheti është llogaritur për situatë të zakonshme, por me sforco do të nisin vitin shkollor. Sa i përket mungesës së ujit, do të furnizojmë me bote shkollat ku ka mungesa me ujë të rrejedhshëm".
Ndërsa përgjegjësi i zyrës arsimore në Kukës deklaroi se në shkollat e qytetit mësimi do zhvillohet me dy turne.
"Shkollat në fshatra do të bëjnë mësim me një turn ndërsa shkollat e qytetit të Kukësit me dy turne", tha Skënder Ahmeti, Drejtor i Zyrës Arsimore Vendore Kukes
Edhe Ahmeti e vë theksin tek mungesa e ujit në shkollat e qytetit dhe fshatrave.
"Shpresojmë të kemi zgjidhje të pranueshme se duhet të pranojmë realitetin ku jemi në Kukës", u shpreh ai.
Bashkia e Kukësit ka rreth 78 objekte te arsimit parauniversitar në territorin e saj, ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre objekteve janë në një shkalle amortizimi të lartë që kërkojnë investime të mëdha.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.5%
-
Jo
19.7%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Fluks i lartë mjetesh në Morinë, në vetëm 12 orë në Shqipëri kanë hyrë 17 132 qytetarë
20 Korrik, 13:47
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Kukës/ Ura e madhe mbi Drin, debate në këshillin bashkiak! I kërkohet ARRSH-së të mos bllokohet kalimi nga ura e vjetër, zgjatet 4 km rruga për banorët
19 Korrik, 22:48
-
Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë
18 Korrik, 21:02
-
Kukës/ Pas 25 vitesh emigrim rikthehet në atdhe me gruan çeke: Më pëlqen Shqipëria, natyra e ushqimet
14 Korrik, 18:21
-
SPECIALE/ ‘Shtegu i Ngjyrave’ në Kukës, destinacioni i çdo stine! Alpinistët nga Kosova zbulojnë zambakun shqiptar, kuajt e egër dhe kërpudhat e ngrënshme
14 Korrik, 12:47
-
Vrasja në Tropojë, 9 burra u përfshinë në sherr për muzikën! Policia: Ishin të dehur! Në kërkim vrasësi i 24-vjeçarit
13 Korrik, 13:03
-
Tropojë/ Sherri me thika në lokal, 24 vjeçari vdes në spital! I vëllai dhe një tjetër në spital! Në kërkim autori, në pranga 5 shokët e tij
12 Korrik, 10:15
-
Tropojë/ Sherr në lokal, 40 vjeçari godet me thikë 3 persona! Forcat operacionale drejt Fierzës për ta arrestuar
11 Korrik, 18:01
-
Kukës/ Qëlloi me pistoletë drejt banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj, në kërkim 28-vjeçari
10 Korrik, 12:38
-
Ndotje masive në liqenin e Komanit, asnjë masë e marrë! Vizitorët e zhgënjyer: Vendi i bukur por me shumë mbeturina, nuk vij më
7 Korrik, 14:54
-
Dogana e Morinës me ‘pamje’ të re, rikonstruktohet me fondin 1 mln euro të Bankës Botërore (VIDEO)
6 Korrik, 14:17
surratin si te gicit e ka ky derr gjici
Përgjigju