Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Papa Francesku audiencë para personaliteteve të shquara shqiptare

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Papa Francesku audiencë para personaliteteve të shquara shqiptare

Foto nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri

ITALI- Ditën e sotme në Vatikan, Papa Francesu pritet të mbajë një audiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skëndërbeut.

Në audiencën e cila do të organizohet pasditen e sotme në orën 17:00, do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.

Në krye të delegacionit përfqaësuesve të popullit shqiptar është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa të pranishëm do të jenë: Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e konfesioneve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri, të ndjekur nga besimtarët e tyre.

Nuk do të mungojë peshkopi i Eparkisë së Lungros në Kalabri në përfaqësi të Arbëreshëve, ose italo-shqiptarëve, Mons.Donato Oliverio dhe Mons.Giorgio Gallaro, peshkopi i Eparkisë së Piana degli Albanesi në Sicili.

Pas audiencës së mbajtur nga Papa, yjet shqiptarë të muzikës: Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli do të mbajnë koncertin “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”.

GABIMI NË NJOFTIMIN PËR SHTYP

Njoftimi i zyrës së shtypit 

Njoftimi i Kuvendit u editua nga redaksia e Shqiptarja.com pasi në njoftimin fillestar në vend të fjalës audiencë ishte vendosur fjala “Udiencë”. Pas kërkimeve në fjalorë dhe në faqe të ndryshme në internet, fjala "Udiencë" nuk ekziston përveçse në përditshmërinë e punonjësve së zyrës së shtypit të Kuvendit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)