Viti shkollor,Nikolla uron nxënësit
"Mësuesit në shkollë edhe pasdite"

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndërsa ka uruar nxënësit e mësuesit për fillimin  e vitit të ri shkollor ka paralajmëruar edhe një ndër risitë e sivjetshme.
Ajo ka bërë të ditur se shkollat do të qëndrojnë të hapura edhe pas mbarimit të mësimit, ku mësuesit do të qëndrojnë për të ndihmuar nxënësit,por këtë herë jo me anë të kurseve.

“Nuk do ta mbyllim shkollën. Ajo do të jetë e hapur edhe pasdite. Mësuesit do të jenë aty, jo më si  mësues jashtë profilit, jo më për kurse private, por mbi kokën e çdo nxenësi si një mik i mirë e profesionist.”- shprehet ministrja Nikolla.
 
Ndër të tjera Nikolla shpreh mbështetjen si ministre për 35 mijë mësues duke garantuar se mbështetja në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes të dinjitetit të mësuesit do të jetë parësore. Pasi sipas saj mësuesi është shkolla dhe shkolla ka në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi dhe  të ardhmen e shoqërisë sonë.

“Shpreh mbështetjen si ministre e Arsimit dhe Sportit për ju të dashur 35 mijë mësues dhe njëherazi,  bindjen e patundur se arsimi dhe edukimi janë çështjet kryesore ku ne do të vazhdojmë të fokusohemi.”-thotë Nikolla.
 
Fjala e plotë e ministres së Arsimit Lindita Nikolla

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve