Vittorio Sgarbi flet për Ramën: Ndër politikanët e paktë që transformoi Shqipërinë

Vittorio Sgarbi flet për Ramën: Ndër politikanët e paktë që transformoi Shqipërinë

Vittorio Sgarbi dhe Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë si i ftuar nderi në eventin kulturor më të madh italian “Çmimi i kulturës Pio Alferano”, i cili u zhvillua gjatë kësaj fundjave në Salento. Çmimi i kulturës “Pio Alferano” është një nga më të rëndësishmit që ndahet gjatë verës në Itali dhe në mesin e fituesve për këtë vit është edhe kryeministri Edi Rama me ekspozitën e tij të titulluar, “Karakter i fortë, shpirt i butë.”

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit Italian Vittorio Sgarbi i cili ishte dhe kurator i ekspozitës së kryeministrit Rama, përmes një statusi në facebook, ka vlerësuar Ramën për ekspresionin e tij si artist i cili nuk e ndan artin nga aktiviteti i tij politik. Ai thekson se Shqipëria sot është padyshim një vend më i mirë falë lidershipit të kryeministrit dhe artistit Edi Rama.

 “Në Cilento, në Castellabate, mbrëmë, kemi inauguruar tri ekspozita në kuadër Çmimit “Pio Alferano”. Një nga këto i është dedikuar Edi Ramës, i cili përveç që është një artist i mirë, që nga viti 2013 është gjithashtu Kryeministri i Shqipërisë. E shikoj me admirim, sepse është ndër politikanët e pakët që kreativitetin dhe shpirtin artistik e ndërlidh me menaxhimin e përditshëm të pushtetit dhe në përgjithësi ndaj veprimeve të qeverisë. Nëse sot Shqipëria është një vend më i mirë, kjo është padyshim për shkak të tij”, deklaron Sgarbi.(ata)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 31/07/2018 17:25

    Eshte fati i Shqiperise dhe shqiptarvete, qe e pengojne disa"shqiptare"sepse nuk deshirojne Shqiperine dhe shqiptaret e begatshme dhe te peparuar ne hap me kohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja