Vittorio Sgarbi: "Në një muze si
Bunk'Art2 kupton vlerën e Lirisë"

Vittorio Sgarbi: Bunk'Art2 kupton vlerën e Lirisë"
">
Vittorio Sgarbi, një nga kritikët e artit dhe historisë më të spikatur në Europë la dritën e Tiranës demokratike teksa hyri në Bunk'Art, në dhomat e nëndheshme të errëta të diktaturës. Për të, ky muze është një vend i vërtetë që teksa të kthen pas në kohë të bën të vlerësosh të tashmen, botën e lirë. 

"Muzetë që përfaqësojnë vlerat e artit, historisë ose të etnografisë rrezikojnë që të jenë vende anonime ku gjithçka që ekspozohet duket si e largët dhm e e shkëputur ndërsa këtu është ndjesia e një vendi të vërtetë ku ka ndodhur dicka që ka përfaqësuar për njerëzit mungesën e lirisë të idealeve dhe të vlerave. Edhe në këto dhoma të vogla ku paraqiten momente të një historie që gjithmonë ka qënë për njerëzit një kufizim i lirisë dhe na thotë se këto kohë të vështira që jetojmë me shumë pabarazi mes të pasurve dhe të varfërve, mes një pushteti të dhunshëm dhe njerëzve që janë pa pushtet arrin të paktën t'i jap ndjesinë gjithsecilit që të jetojë pa u kontrolluar nga askush, pa u çuar në kampe përqëndrimi.

Dhe në këtë pikë çdo kush arrin të bëjë një llogari sa e bukur është të ecësh në rrugë, të lëvizësh dhe të ndjesh që liria është arritja më e madhe që njerëzimi ka arritur. Dhe më duket se kohët që po jetojmë me të gjitha kufizimet që kanë të na e japin këtë ndjesi. Kjo këtu është një botë që ne e kemi lënë pas dhe të gjithë e thërrasin fashizëm, komunizëm, diktaturë kundër individit dhe në këtë mënyrë kjo ndjesi që ne jemi të lirë na jepet edhe nga këto dhoma të vogla në të cilat ne kuptojmë që ata që kanë jetuar para nesh kanë qënë si të burgosur, një burg i lirisë së tyre i ideve të tyre një burg i mundësisë-së tyre për të qënë njerëz të lirë".

Kritiku i famshëm italian e sheh Bunk'Artin si një pasqyrë të së kaluarës, ku edhe pse njeriu ka dëshirën të jetojë në lëkurë momentet e diktaturës, për të mund t'i jetosh por pa ndjerë rrezikun e asaj periudhe.

"Ka një retorike për të gjikthë ata që shkojnë në vendet e përqëndrimit të fashizmit dhe në këtë rast kundër diktaturës sepse ti je shumë i privilegjuar që nuk e ke rrezikun ta jetosh atë jetë. Prindërit tanë, gjyshërit tanë që kanë jetuar në një situatë ndrydhjeje ku nuk ishte komunikimi që është sot, feja vetë ishte depresive, prandaj them që ne jemi të privilegjuar që skemi jetuar në atë kohë".

I pyetur për arsyen pse të rinjtë duhet të njohin të kaluarën, Sgarbi shpjegon se në këtë mënyrë do të vlerësojnë më shumë periudhën në të cilën ata jetojnë.

"Këtu në Bunk'Art, për të kuptuar se si jeta ka ndryshuar se si fëmijët apo bashkëmoshatarët tanë mund të kënaqen me atë që quhet demokraci është mirë që të vijnë pasi është një periudhë jo shumë e largët që na ka shoqëruar deri në 91-shin. Por është shumë ndryshe të jestosh i lirë me jetesen në ato kushte dhe është mirë që të rinjtë ta shohin dhe të ndihen më të qetë që jetojnë në një botë e cila eshte armiqësore pasi bota është gjithmonë armiqësore për të rinjtë por që nuk ka një pushtet armiqësor. Dhe mund të shpresohet që të arrihet një rezultat për jetën e tyre pa patur kontrolle, spiunime dhe paragjykime ideologjike", thotë artisti italian.  

Intervista e plotë

Zoti Sgarbi cili është impresioni juaj për Bunk Art, për muzeun që tregon një pjesë të historisë shqiptare?
Muzetë që përfaqësojnë vlerat e artit, historisë ose të etnografisë rrezikojnë që të jenë vende anonime ku gjithçka që ekspozohet duket si e largët dhe e shkëputur ndërsa këtu është ndjesia e një vendi të vërtetë ku ka ndodhur diçka që ka përfaqësuar për njerëzit mungesën e lirisë të idealeve dhe të vlerave. Edhe në televizion ku dëgjohen këngëtarët e gjeneratës sime që nuk mund të këndojnë lirisht por duhet të këndojnë në emër të vlerave të punës,  të komunizmit, të idealeve të vjetra por të largëta jep ndjesinë e ndrydhjes dhe të turpit dhe unë e shoh si shprehje të një teatri absurd ashtu si edhe në Sicili në atë që quhej muzeu i mafias ku një skenograf që kishte krijuar hapësirat e dhunës dhe tmerreve që krijonte mafia dhe nga mënyra se si ishte ndërtuar ishte një skenografi teatrale, dicka që më sjell në mendje Tadeusz Kantor dhe të gjitha format e ndrydhjes.

Edhe në këto dhoma të vogla ku paraqiten momente të një historie që gjithmonë ka qënë për njerëzit një kufizim i lirisë dhe na thotë se këto kohë të vështira që jetojmë me shumë pabarazi mes të pasurve dhe të varfërve,  mes një pushteti të dhunshëm dhe njerëzve që janë pa pushtet arrin të paktën ti jap ndjesinë gjithsecilit që të jetojë pa u kontrolluar nga askush, pa u çuar në kampe përqëndrimi. Unë kam qënë me fat dhe ata që jetojnë ditët e sotme  kemi jetuar në një gjeneratë me paqe dhe liri. Jetojmë në një gjeneratë ku feja, këtu më shumë se tek ne, nuk është shtypje, nuk është besimi, as bota islamike, as komunizmi të gjitha gjërat që janë larguar nga ne sepse ishin sistemet totalitare kundër individit. Dhe në këtë pikë cdo kush arrin të bëjë një llogari sa e bukur është të ecësh në rrugë ,të lëvizësh dhe të ndiesh që liria është arritja më e madhe që njerëzimi ka arritur. Dhe më duket se kohët që po jetojmë me të gjitha kufizimet që kanë na e japin këtë ndjesi. Kjo këtu është një botë që ne e kemi lënë pas dhe të gjithë e thërrasin fashizëm ,komunizëm , diktaturë kundër individit dhe në këtë mënyrë kjo ndjesi që ne jemi të lirë na jepet edhe nga këto dhoma të vogla në të cilat ne kuptojmë që ata që kanë jetuar para nesh kanë qenë si të burgosur, një burg i lirisë së tyre i ideve të tyre një burg i mundësisë së tyre për të qënë njerëz të lirë.

Sipas jush, sa rëndësi i kushton shoqeria historisë, të shkuarës?
Për një dimension më pak tragjik një muze si ky, si Holokausti ose një vizitë  në  kampet e përqëndrimit  ku ne shohim një jetë jashtë imagjinares madje unë nuk shkoj me dëshirë në Aushvic dhe në ato vende sepse e ndiej veten shumë me fat që mund të vuaj dicka që është shumë më ndryshe nga vuajtjet e vërteta. Ka një retorike për të gjithë ata që shkojnë në vendet e përqëndrimit të fashizmit dhe në këtë rast kundër diktaturës sepse ti je shumë i privilegjuar që nuk e ke rrezikun ta jetosh atë jetë. Prindërit tanë, gjyshërit tanë që e kanë jetuar në një situatë ndrydhjeje ku nuk ishte komunikimi që është sot, feja vetë ishte depresive, prandaj them që ne jemi të privilegjuar që skemi jetuar në atë kohë. Gjithsesi unë në një kamp përqëndrimi nuk dua të shkoj sepse e ndiej vetën shumë superior për të bërë sikur ndiej dhimbje pasi është një dhimbje e pakrahasueshme me atë që kanë ndierë ata që janë gjendur në ato kushte. Dhe këtu është ushtruar dhunë dhe torturë por në një dimension më të zbutur dhe mund ta përballosh si si njerëzimi ka vuajtur dhe ti nuk vuan dhe fakti që ne nuk vuajmë është një avantazh i mrekullueshëm dhe këto vende thjesht duhet të na e kujtojnë që jemi bij apo njerëz të një epoke të lumtur.

Pse është e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të njohin diktaturën, jo vetëm si sistem,por si faqe kyçe në historinë e Shqipërisë?
Për kampet e përqëndrimit humnera apo distanca është shumë e madhe dhe më duket e pakëndshme që dikush të shkojë atje dhe të dojë të jetojë plotësisht momentet e atëhershme të luftës, patjetër që ti mund t'i jetosh por nuk ke rrezik. Këtu në Bunkart, për të kuptuar se si  jeta ka ndryshuar se si fëmijët apo bashkëmoshatarët tanë mund të kënaqen me atë që quhet demokraci është mirë që të vijnë pasi është një periudhë jo shumë e largët  që na ka shoqëruar deri në 91-shin dhe është një periudhë që unë e kam jetuar personalisht, pasi unë kam filluar të dal në televizion në 89-të dhe përshtypja që kisha për Shqipërinë ishte e një vendi jo shumë të kuptueshëm dhe kush sot jeton pas 91-shit është liruar nga  kjo ide e diktaturës. Por është shumë ndryshe të jestosh i lirë me jetesen në ato kushte dhe është mirë që të rinjtë ta shohin dhe të ndihen më të qetë që jetojnë në një botë e cila eshte armiqësore pasi bota është gjithmonë armiqësore për të rinjtë por që nuk ka një pushtet armiqësor. Dhe mund të shpresohet që të arrihet një rezultat për jetën e tyre pa patur kontrolle, spiunime dhe paragjykime ideologjike. Sot ne jetojmë me dhunën e terrorizmit islamik që ju, pra Shqipëria, nuk e jeton por që prek një pjesë të Europës dhe në këtë pikë më duket se Shqipëria është në një situatë më stabël ku gjithcka është më e zbutur dhe kjo më duket pozitive. Pra nuk ka as një fashizëm, as një komunizëm as një islamizëm që të jenë të një karakteri kundër njerëzimit dhe kaq të dhunshme sic kanë qënë në vende të tjera por është mirë të themi që sot këto gjëra nuk janë më dhe i kemi hedhur pas krahëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur